BallinaSportBullgari – Kosovë, stadiumi mbushet me “Dardanë”, krijojnë atmosferë të jashtëzakonshme

Bullgari – Kosovë, stadiumi mbushet me “Dardanë”, krijojnë atmosferë të jashtëzakonshme

Të ngjajshme

Tifozët e Kosovës “Dardanët” janë prezentë në numër të madh në stadiumin e Sofjes, ku do të luajnë Bullgaria dhe Kosova, në ndeshjen e vlefshme të Evropianit 2020.

Bullgaria dhe Kosova do të luajnë pas pak minutash në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet e Evropianit 2020, shkruan Gazeta Express.

Dhe, në stadiumin e Sofjes, ku do të luhet kjo ndeshje, prezentë janë edhe shumë tifozë të Kosovës, “Dardanët”, siç shihet edhe në këtë video.

“Duam fitore, duam fitore”, dëgjohen duke thirr tifozët kosovarë.

Ndeshja do të fillojë në orën 20:45 dhe Kosova e kërkon fitoren e parë dhe historike në një ndeshje kualifikuese për Evropian. /Gazeta Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz