back to top
Saturday, January 31, 2026
BallinaLajmeKy është deputeti i PDK-së që ka investuar 50 mijë euro në...

Ky është deputeti i PDK-së që ka investuar 50 mijë euro në kriptovaluta

Të ngjajshme

Deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe njëherësh shef i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike (PDK), Memli Krasniqi, në deklarimin vjetor në Agjencinë Kundër Korrupsionit (AKK), ka thënë se ka mbi 50 mijë euro në vlerë të kriptovalutave.

Në raport, ai tregon se investuar në 27 lloje të këtyre valutave dixhitale.

“Në pajtim me përgjigjen e marrë nga AKK për deklarimin e ‘kriptovalutave’, ju njoftoje se unë posedoj sasinë dhe llojet e të njëjtave, si vijon: 1.5 BTC, 10,000 XRP, 1,000 ETC, 50 LTC, 30 ETH, 25 ZEC, 25 XMR, 10 DASH, 500 EOS, 100 REP, 3,000 IOTA, 15,000 XLM, 5 BCH, 15,000 ADA, 10,000 ËAX, 30 BNB, 1,000,000 NPXS, 15,000 XVG, 15,000 VIB, 2,000 POËR, 5,000 GTO, 10,000 SUB, 30 NEO, 100 QTUM, 500 XTZ, 10,000 FUN, 100,000 STQ”, ka deklaruar ai, shkruan Telegrafi.

Nga një përllogaritje me vlerën aktuale të kriptovalutave në treg, sipas të dhënave në CoinMarketCap, del se deputeti Krasniqi në këto monedha ka të investuara 53,457.14 euro.

1.5 BTC (Bitcoin), kanë vlerë 10,553.91 euro

10,000 XRP (Ripple), kanë vlerë 3,520.05 euro

1,000 ETC (Ethereum Classic), kanë vlerë 7,349.26 euro

50 LTC (Litecoin), kanë vlerë 5,524.5 euro

30 ETH (Ethereum), kanë vlerë 6,440.53 euro

25 ZEC (ZCash), kanë vlerë 1,773.35 euro

25 XMR (Monero), kanë vlerë 1,905.43 euro

10 DASH (Dash), kanë vlerë 1,298.45 euro

500 EOS (EOS), kanë vlerë 2,826.63 euro

100 REP (Augur), kanë vlerë 1,656.40 euro

3,000 IOTA (MIOTA), kanë vlerë 1,135.29 euro

15,000 XLM (Stellar), kanë vlerë 1,634.24 euro

5 BCH (Bitcoin Cash), kanë vlerë 1,741.41 euro

15,000 ADA (Cardano), kanë vlerë 1,108.91 euro

10,000 ËAX (ËAX), kanë vlerë 856.76 euro

30 BNB (Binance Coin), kanë vlerë 835.15 euro

1,000,000 NPXS (Pundi X), kanë vlerë 756.76 euro

15,000 XVG (Verge), kanë vlerë 117.78 euro

15,000 VIB (Vibrate), kanë vlerë 636.16 euro

2,000 POËR (Poëer Ledger), kanë vlerë 215.93 euro

5,000 GTO (Gifto), kanë vlerë 153.29 euro

10,000 SUB (Substratum), kanë vlerë 171.58 euro

30 NEO (NEO), kanë vlerë 324.79 euro

100 QTUM (QTUM), kanë vlerë 281.10 euro

500 XTZ (Tezos), kanë vlerë 569.58 euro

10,000 FUN (FunFair), kanë vlerë 58.52 euro

100,000 STQ (Storiqa), kanë vlerë 11.38 euro

Në deklarimin e tij, Krasniqi ka treguar se mban tri funksione zyrtare. Deputet në Kuvendin e Kosovës, nënkryetar i PDK-së dhe nënpresident i parë i Komitetit Olimpik të Kosovës.

Ai, këtë vit si pasuri të paluajtshme ka deklaruar një apartament prej 105 metra katrorë në vlerë prej 100 mijë euro të cilën e ka blerë nga shitja e apartamentit paraprak dhe nga kursimet dhe shtëpi më 2.86 ari truall në vlerë prej 150 mijë euro.

Si pasuri të luajtshme, deputeti Memli Krasniqi ka deklaruar bibliotekën personale me vlerë prej 11,500 euro, disa piktura dhe vepra arti vlera e të cilave arrin shumën e 4,500 eurove dhe veturë VË Tiguan në vlerë 28,500 euro e marr me lizing.

Kurse, para të gatshme ai ka deklaruar se ka 7,500 euro. Prej të cilave 6,900 euro janë të tij, ndërsa bashkëshortja ka para të gatshme 600 euro. Lidhur me kreditë, Krasniqi ka deklaruar se ka detyrime financiare ndaj dy bankave në vlerë prej 88 mijë euro.

Të Fundit

Sport

ShowBiz