BallinaLajmeKështu duket sot njeriu që u hodh mbi makinat e NATO-së nga...

Kështu duket sot njeriu që u hodh mbi makinat e NATO-së nga gëzimi, në Gjakovë

Të ngjajshme

Shkencëtari i NASA-s konfirmon gjurmët e inteligjencës jo-njerëzore në qiell

Një ish-shkencëtar i NASA-s ka dhënë mbështetje për një...

“Ngjyra e kuqe shume i ngjanë”, Alba shfaqet mahnitëse në paraqitjen e fundit

Bukuroshja nga Shkodra, Alba Vukaj është një ndër femrat...

Dërgimi i papritur i Scott Mills tregon se BBC ka marrë vendimin përfundimtar për të

Lajmi i papritur për shkarkimin e Scott Mills, prezantues...

Rektori Edmond Hajrizi dekorohet me Medaljen Presidenciale

Në ceremoninë solemne të ndarjes së dekoratave, Presidentja e...

Bernardo Silva e ka prioritet nënshkrimin me gjigantin spanjoll, pas largimit nga City

Bernardo Silva është lidhur prej vitesh me një kalim...

Fotografia e tij bëri xhiron e gjithë botës, kur ai me dy duart lart, me lot në sy dhe gëzim të madh hidhej xhamave të makinave të NATO-së, 16 vjet më parë në Gjakovë. Është Agim Berberi apo si njihet me nofkën Rusi që tregon se çfarë ndodhi atë ditë dhe si shpëtoi i gjallë

Berberi kishte qëndruar në Gjakovë 78 net mes flakësh , vrasjesh e masakrimesh dhe thuajse i kishte humbur shpresa se do ta priste i gjallë lirinë.

“Kur kemi dëgjuar se kolonat e ushtarëve italianë po i afrohen hyrjes së qytetit kemi dalë bashkë me disa njerëz të tjerë që ishim duke qëndruar bashkërisht.

Shumë pak metra larg nesh po qëndronin paramilitarët serbë me një pizgauer dhe një autoblindë, të gatshëm të gjuanin mbi ne.

E teksa forcat e NATO-s po afroheshin unë, fillimisht e kam nxjerrë një flamur kuqezi dhe e kam vendosur në një shenjë komunikacioni, pastaj kam vrapuar në drejtim të tyre, ndërsa serbët e kanë drejtuar mitralozin e autoblindës në drejtimin timin.

Nuk e di pse nuk kanë gjuajtur në mua, por e di që kanë gjuajtur pesë herë në ajër”, thotë ai.

Ai vlerëson se hyrja e NATO-s shpëtoi Gjakovën nga shfarosja totale dhe sipas tij, serbët kanë vrarë njerëz dhe kanë djegur shtëpi edhe për disa orë sa ushtarët e NATO-s ishin brenda qytetit.

Ndërsa pamjet e tij, teksa hidhej në xhamat e makinave të NATO-s ende ekzistojnë dhe atë kohë janë parë në gjithë botën.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz