BallinaLajmeDisa janë milionerë, e disa tjerë në borxhe ‘deri në fyt’ –...

Disa janë milionerë, e disa tjerë në borxhe ‘deri në fyt’ – Kjo është pasuria e të gjithë deputetëve të PDK-së

Të ngjajshme

Miri ka dy fjalë për gruan dhe vajzën

Armir Shahini ka qenë i ftuari i radhës në...

Ish-selektori i Kosovës, Albert Bunjaki: Pa zemër, nuk të vyn as cilësia

Ish-selektori i kombëtares së Kosovës, Albert Bunjaki është pjesë...

SHBA paralajmëron: Universitetet amerikane në Irak mund të jenë objektiv i Iranit

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Irak ka paralajmëruar...

22 deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, së bashku me kryetarin e partisë dhe Kuvendit, Kadri Veseli dhe nënkryetarin Xhavit Haliti, e kanë deklaruar pasurinë e tyre në Agjencinë Kosovare Kundër Korrupsionit, shkruan Gazeta Blic.

Disa prej tyre janë milionerë, duke deklaruar se janë pronarë të shumë shtëpive, tokave, bizneseve të ndryshme dhe veturave luksoze, e disa të tjerë, thonë se kanë borxhe kredi.

Ka të atillë që kanë deklaruar se janë pronarë të shtëpive, banesave, tokave dhe veturave, por që vlerën e tyre e kanë vendosur zero (o).

Brenda deputetëve të PDK-së, ka të atillë që mbajnë dhjetëra-mijëra euro para të gatshme nëpër bankat vendore.

Gazeta Blic, sjell pasurinë e deputetëve të PDK-së, pasuri e cila është deklaruar nga vetë ata.

Kësisoj Veseli ka deklaruar edhe pasurinë e tij në Agjencinë Kundër Korrupsionit për vitin 2019.

Si pasuri të paluajtshme Veseli ka deklaruar një banesë në pronësi të bashkëshortes me vlerë 97 mijë euro, një lokal afarist në pronësi të tij por që vlera nuk i është bërë e ditur.

Një shtëpi dhe tokë mali të deklaruara nga Veseli në pronësi të prindit nuk iu është bërë e ditur vlera që kanë.

Si pasuri të luajtshme Veseli ka deklaruar një veturë ‘Jeep’ në vlerë 16 mijë e 300 euro.

Në deklarimin e pasurisë, Veseli ka bërë të ditur se në ‘Raiffeisen Bank’ posedon 615 euro si dhe në ‘BKT’ ka 1 mijë e 526 mijë euro.

Bashkëshortja e Veselit gjithashtu ka para të gatshme në këto dy banka, në njërën shifra arrin në 2 mijë e 205 euro, kurse në tjetrën 2 mijë e 986 euro.

Si detyrim financiar Veseli ka deklaruar blerjen e një lokali afarist që arrin shifrën e 110 mijë e 935 euro.

Nga paga vjetore e Kuvendit të Kosovës të hyrat vjetore të Veselit janë 33 mijë e 870 euro, ndërsa nga mëditjet e Kuvendit të Kosovës, Veseli ka marrë 5 mijë e 308 euro.

Pasuria e Kadri Veselit: 

Pasuria e deputetit të PDK-së, Avdyl Salihu, kap vlerën e përgjithshme prej 1 milion e 68 mijë euro.

Salihu në AKK, ka deklaruar se është në posedim të dy shtëpiave, një lokali dhe gjithashtu ka tokë në emër të tij.

Deputeti i PDK-së, thotë se është në kredi në njërën nga bankat e vendit, në shumë prej 100 mijë euro, teksa para të gatshme i ka të deklaruara vetëm 100 euro.

Pasuria e Avdyl Salihut

Kurse, deputeti Mërgim Lushtaku, në deklarimin e pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit, ka thënë se nuk posedon asnjë pasuri të paluajtshme. Ai ka deklaruar se posedon një veturë të tipit mercedes, në vlerë prej 18 mijë eurosh dhe është aksionar në katër kompani të ndryshme në vend.
Po ashtu, deputeti Lushtaku, ka deklaruar se ka detyrime financiare në vlerë prej 26 mijë eurosh.

Pasuria e Mergim Lushtakut

250 mijë euro është vlera e një banese dhe një shtëpie, që Memli Krasniqi, i ka deklaruar se është pronar i tyre.

Ai në AKK, ka deklaruar se posedon një bibliotekë familjarë në vlerë prej 11 mijë e 500 eurosh dhe piktura që kapin shifrën e 4 mijë e 500 eurosh.

Krasniqi posedon edhe një veturë në vlerë prej 28 mijë e 500 eurosh.

Kurse, shefi i deputetëve të PDK-së, ka deklaruar se ka para të gatshme në shumë prej 7 mijë e 500 eurosh.

Pasuria e Memli Krasniqit

Deputeti tjetër i PDK-së, ka deklaruar pasuri të përgjithshme në vlerë prej 434 mijë e 947 euro.

Vetëm pasuri të paluajtshme Reiçica thotë se i ka në vlerë prej 400 mijë e 760 euro.

Reçica po ashtu thotë se posedon veturë të tipit “Audi Q3”, në vlerë prej 20 mijë e 700 euro.

Po ashtu ai ka deklaruar se është në kredi prej 10 mijë eurosh në njërën nga bankat e Kosovës, ani pse para të gatshme i ka të deklaruara fiks 13 mijë e 487 euro.

Pasuria e Elmi Rçica

Deputetja tjetër e kësaj partie, Sala Berisha-Shala, në AKK, ka deklaruar se është në pronësi të dy shtëpijave, posedon dy troje, mal dhe tokë pune, por që vlerën ajo ia ka vendosur zero.

Sala-Berisha thotë se i ka para të gatshme në shumë prej 40 mijë eurosh, 25 mijë nga të cilat në emër të burrit të saj.
Deputetje PDK-së, thotë se është në kredi në shifër prej 50 mijë eurosh.

Pasuria e Sala Berisha-Shala

Deputetja tjetër e kësaj partie, Xhevahire Izmaku ka deklaruar se është pronare e një banese, në vlerë prej 65 mijë eurosh dhe një veture që ka vlerë prej 18 mijë eurosh.

Ajo ka deklaruar që ka kredi në shumë prej 47 mijë eurosh.

Pasuria e Xhevahire Izmaku

Deputeti Andin Hoti, ka deklaruar se posedon tokë dhe truall në vlerë prej 105 mijë eurosh.

Kurse, ai nuk ka të deklaruar banesë, shtëpi, apo veturë, por para të gatshme i posedon 94 mijë euro.

Pasuria e Andin Hotit

666 mijë euro ka deklaruar pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, deputeti Fatmir Xhelili.

Kurse, ai ka deklaruar se para të gatshme i posedon fiks 35 mijë e 571.

Pasuria e Fatmir Xhelilit

Bekim Haxhiu, si pasuri të paluajtshme i ka deklaruar në vlerë prej 415 mijë e 820 euro.
Haxhiu ka deklaruar se ka para në bankë në shumë prej 11 mijë e 534 euro.

Pasuria e Bekim Haxhiut

Ganimete Musliu, ka deklaruar se nuk posedon pasuri të paluajtshme. Ajo në AKK, ka deklaruar se ka një veturë në vlerë prej 21 mijë eurosh.

Musliu ka deklaruar para të gatshme në shumë prej 2 mijë e 837 euro.

Pasuria e Ganimete Musliut

Nënkryetari i Kuvendit dhe i PDK-së, Xhavit Haliti posedon 1 milion e 20 mijë euro pasuri të paluajtshme, shkruan “Bota sot”.

Në pasurinë e tij llogariten toka pyjore dhe bujqësore, dy shtëpi familjare dhe një banesë.

Ndërsa në pasuri të luajtshme, Haliti i ka deklaruar 30 mijë euro, 15 mijë prej tyre stoli ari që i takojnë bashkëshortes. Të holla të gatshme në banka, ai ka mbi 100 mijë euro.

Të hyra vjetore, Haliti ka mbi 30 mijë euro vetëm nga Kuvendi i Kosovës.

Pasuria e Xhavit Halitit

360 mijë euro është shuma që Zenun Pajaziti, e ka deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsionit, vetëm si pasuri të paluajtshme.

Pajaziti ka deklaruar në pronësi të bashkëshortes një veturë në vlerë prej 19 mijë eurosh.

2 mijë e 58 euro është shuma që deputeti i PDK-së thotë se i posedon para të gatshme.

Pajaziti ka deklaruar se është në kredi në shumë prej 65 mijë eurosh.
h

Pasuria e Zenun Pajazitit

Hajdar Beqa, kohëve të fundit kishte qenë njëri ndër deputetët e PDK-së më të përfolur në Kosovë. Kjo pas plasjes së skandalit me fajde, ku i përfshirë direkt kishte qenë biznesmeni Rrahim Hashimi, i cili kishte pasur disa takime me Beqajn. Kjo ishte vërejtur në disa fotografi të publikuara pas skandalit, ku shiheshin

Beqaj dhe Hashimi në disa lokale të Prishtinës, në shoqëri edhe të disa personave tjerë.
E deputeti i PDK-së, në AKK, ka deklaruar pasuri në vlerë totale prej 766 mijë eurosh.

Shtëpi, toka dhe dy banesa dhe dy vetura, janë disa nga pasuritë e deklaruara nga deputeti Beqaj.

Ai deklaron se para të gatshme i posedon fiks 14 mijë euro.

Pasuria e Hajdar Beqajt

Mbesa e presidentit Thaçi, deputetja Evgjeni Thaçi-Dragusha, nuk ka deklaruar se posedon pasuri edhe aq të madhe. Në krahasim me shumicën e deputetëve të PDK-së, ajo në AKK thotë se posedon një banesë në vlerë prej 41 mijë e 800 euro.

Ajo vozitë makinë në vlerë prej 11 mijë e 300 euro dhe ka para të ruajtura në shumë prej 824 euro.

Pasuria e Evgjeni Thaçi-Dragusha

1 milion e 340 mijë euro është pasuria e paluajtshme e deputetes Blerta Deliu-Kodra, e cila shumicën e pasurisë e ka të deklaruar në emër të bashkëshortit.
Ajo ka deklaruar se vozitë veturë në vlerë prej 20 mijë euro, kurse 30 mijë euro kushton vetura që e vozitë bashkëshorti i saj.

Pasuria e Blera Deliu-Kodra

Mexhide Mjaku-Topalli, ka deklaruar pasuri të paluajtshme në vlerë prej 281 mijë e 100 euro. Veturë në vlerë 3 mijë e 500 euro dhe para të gatshme në vlerë prej 1 mijë e 50 euro.

Pasuria e Mexhide Mjaku-Topalli

Flora Brovina i ka deklaruar se është pronare e dy banesave, por vlerën ua ka vendosur zero.

Ajo në Agjencinë Kundër Korrupsionit, ka deklaruar se nuk posedon pasuri tjetër të luajtshme e as të paluajtshme, e as para të gatshme. Vecse deputetja e PDK-së, ka deklaruar se i ka borxh 340 euro një personit fizik.

Pasuria e Flora Brovina

Për dallim nga Brovina, deputetja tjetër e PDK-së, Luljeta Veseli-Gutaj, ka deklaruar vetëm pasuri të paluajtshme, në vlerë prej 436 mijë euro.
Veturë që vlen 7 mijë e 500 euro dhe borxhe në shumë prej 30 mijë e 799 euro.

Pasuria e Luljeta Veseli-Gutaj

290 mijë euro është vlera e pasurisë së paluajtshme e deklaruar nga deputetja, Safete Hadergjonaj.

12 mijë euro veturë dhe mbi 68 mijë euro para të gatshme është pasuria tjetër e deklaruar nga deputetja Hadergjonaj në Agjencinë Kundër Korrupsionit.

Pasuria e Safete Hadergjonaj

Milioner brenda PDK-së, është edhe deputeti i kësaj partie, Nait Hasani.

1 milion e 76 mijë euro është pasuria që Hasani e ka deklaruar në AKK.

Shtëpi, banesa, prona, veturë dhe para të gatshme, janë disa lloje të pasurisë së deklaruar nga Hasani.

Pasuria e Nait Hasanit

E deputeti i fundit i PDK-së, për të cilin do të raportojmë për pasurinë e deklaruar nga vetë ata, është Fadil Beka.

Në AKK, ai ka deklaruar pasuri të përgjithshme prej 515 mijë eurosh. Kurse, 5 mijë euro i ka deklaruar se është shuma e kredisë në njërën nga bankat vendore.

Gazeta Blic, do të raportojë edhe për pasurinë e deklaruar nga Grupet tjera Parlamentare, qeverisë dhe presidencës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz