back to top
Saturday, January 31, 2026
BallinaRegjionaleDrenasVdes një person në Komoran pasi alivanoset në autobus

Vdes një person në Komoran pasi alivanoset në autobus

Të ngjajshme

Një person ka vdekur në Komoran pasi është alivanosur në autobus, përcjellë Indeksonline.

Siç bënë të ditur Policia e Kosovës, viktima ishte duke udhëtuar me autobus dhe është alivanosur, kurse pas dërgimit të QKUK, ai ka ndërruar jetë.

Rasti është duke u cilësuar nga Policia si “Vdekje e Dyshimtë”, derisa trupi i viktimës i është liruar familjarëve pr ceremoni mortore.

“Viktima mashkull K-Shqiptar i cili ishte duke udhëtuar me autobus, papritmas është alivanosur. Viktima me ambulancë është dërguar në QKUK dhe më pas ka vdekur. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës i është liruar familjarëve për ceremoni mortore”, thuhet në raportin e Policisë.

Të Fundit

Sport

ShowBiz