BallinaLajmeTribunali për krimet serbe, Kosova do t’i kërkojë ndihmë Shqipërisë në OKB

Tribunali për krimet serbe, Kosova do t’i kërkojë ndihmë Shqipërisë në OKB

Të ngjajshme

Kosova nuk mund ta formojë Tribunalin Ndërkombëtar për gjykimin e krimeve serbe, derisa nuk është pjesë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Për këtë, burime të Top Channel brenda qeverisë kanë treguar se është duke u diskutuar mundësia që t’u kërkohet ndihmë shteteve mike, Shqipërisë dhe Kroacisë.

Pas mbledhjes së fakteve, Kosova mund t’ia dorëzojë dokumentacionet këtyre shteteve të cilat duke u bazuar në to, nga Këshilli i Evropës mund të kërkojnë krijimin e Tribunalit. Por, kundër kësaj ideje po del shoqëria civile.

Loxha thotë se mundësia më e mirë është gjykimi krimeve serbe përmes gjykatave të vendit dhe Prokurorisë Speciale.

Top Channel ka provuar të marrë një përgjigje nga Ambasada e Shqipërisë dhe Kroacisë, nëse deri tani ka gatishmëri për të bashkëpunuar për këtë çështje, por nuk janë përgjigjur.

Derisa Kuvendi ka vazhduar me procedurat e brendshme, si krijimin e një komisioni shtetëror për mbledhjen e fakteve dhe përpilimin e dokumentacioneve të nevojshme për krijimin e tribunalit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz