BallinaLajmeDaçiq: Nëse Kosova nuk e heq taksën, nuk do të ketë samit...

Daçiq: Nëse Kosova nuk e heq taksën, nuk do të ketë samit të Parisit

Të ngjajshme

Vrasja në Bokshiq të Klinës, Policia dhe Prokuroria dalin me komunikatë

Prokuroria Themelore në Pejë bashkë me Drejtorinë Rajonale të...

Torino i kundërpërgjigjet Milanit

Torino ka barazuar rezultatin në “Giuseppe Meazza”. Festa e milanistëve...

S’është serioz lëndimi i Ekitikes, pritet të rikthehet shumë shpejtë

Ylli i Liverpoolit, Hugo Ekitike është lënduar së fundmi. Ajo...

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe kancelarja gjermane Angela Merkel do të zhvillojnë një sot një bisedë telefonike për Kosovën dhe lidhur me përgatitjet për takimin në Paris, por  shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, thotë se nuk është e sigurt se do të mbahet ky samit, në qoftë se autoritete në Kosovë nuk japin sinjale se do ta heqin taksën doganore ndaj mallrave serbe.

Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq, në një konferencë për media, siç raporton “Tanjugu”, ka thënë se “nuk do të ketë takim [në Paris], në qoftë se nuk ka gjasa që të vijë deri te përmirësimi i gjendjes, respektivisht në qoftë se nuk ka asnjë mënyrë për të hequr taksën”.

“Ata, Macron dhe Merkel [presidenti francez dhe kancelarja gjermane] nuk do të lejojnë që Haradinaj t’i tërheq për hunde”, ka thënë Daçiqi, përcjell Telegrafi.

Sipas fjalëve të tij, Serbia nuk do ta lejojë që ta tërheqin për hundë.

“Nëse tashmë po na tërheqin për veshë gjatë gjitha këtyre dekadave, të paktën të mos mendojmë se jemi marrë”, tha kreu i diplomacisë serbe.

Ai theksoi se Serbia do të vazhdojë dialogun në momentin kur autoritetet e Prishtinës e heqin taksën.

“Ne jemi të gatshëm për një kompromis, duam marrëveshje. Nëse pala tjetër nuk e dëshiron këtë, ne nuk mund të shkojmë kundër interesave kombëtare dhe shtetërore”, tha Daçiq.

I pyetur në lidhje me ftohjen e marrëdhënieve mes Gjermanisë dhe Serbisë, Daçiq ka thënë se nuk ka ftohje raportesh, por Serbia nuk dëshiron që të vazhdojë dialogun derisa të shfuqizohet taksa. /Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz