Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, gjatë ditës së sotme do të vizitoj Skenderajn, ku në ora 15:30 do të takohet me strukturat e Partisë Demokratike të Kosovës në Skenderaj, shkruan Drenica Press.
Ndërsa kryetari i PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku, bën ftesë që gjithë simaptizantët e kësaj partie të jenë të pranishëm
“Të nderuara struktura, anëtarë dhe simpatizantë të PDK-së në Skenderaj,
Nesër në Skenderaj, së bashku me kryetarin Kadri Veseli, do të prezantojmë platformën Dekada e Re.
Takimi do të mbahet nesër më 8 qershor 2019, në ora 15:30, në platonë e Qendrës së Kulturës “Hasan Prishtina”, në Skenderaj.
I ftoj të gjithë anëtarët dhe simpatizantët e PDK-së që të marrin pjesë në këtë aktivitet”. SL