BallinaLajmeSi u bë që gruaja e Haki Rugovës të ketë pagën 25...

Si u bë që gruaja e Haki Rugovës të ketë pagën 25 euro në muaj?

Të ngjajshme

Meriton Korenica i sjell fitoren CFR Cluj në derbin rumun (VIDEO)

Meriton korenica po vazhdon të ketë një sezon fantastik...

Vendimi për ish-krerët e UÇK-së, trupi gjykues nis takimet

Procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,...

Kryetari i komunës së Istogut, Haki Rugova, ka deklaruar pasurinë e tij në Agjencinë Kundër Korrupsion.

Ndër të tjera, Rugova ka deklaruar edhe të hyrat vjetore.

Ajo që është e çuditshme në këtë deklarim është se pagën vjetore për bashkëshorten, kryetari i Istogut e ka deklaruar se është 300 euro.

E që me një përllogaritje të thjeshtë i bie që zonja e parë e komunës së Istogut, në muaj për punën që e bën në “Macon” paguhet vetëm 25 euro.

Në pronësi, Rugova ka një banesë 140 metra katrorë në vlerë 70 mijë eurosh, një truall në vlerë 24 mijë euro dhe një veturë 5 mijë euro.

Kurse, siç ka deklaruar nga shitja e patundshmërisë-pronë e përbashkët, Rugova në kursime në bankë ka 40 mijë euro. /Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz