BallinaLajmeDoli nga burgu për ta shfrytëzuar fundjavën, vdes 38 vjeçari

Doli nga burgu për ta shfrytëzuar fundjavën, vdes 38 vjeçari

Të ngjajshme

Sot gjatë orëve të hershme të mëngjesit ka ndërruar jetë Murat Mehmeti, i cili vuante dënimin në Smrekonicë për “Veprën Penale Vjedhje e Rëndë”. I dënuari ka ndërruar jetë gjatë kohës sa po shfrytëzonte vikendin, beneficione që i garantoheshin sipas legjislacionit në fuqi.

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar përmes një komunikate se sot ka ndërruar jetë i burgosuri Murat Mehmeti, 38 vjeçar. Vdekjen e të ndjerit e ka konfirmuar Policia e Kosovës sot rreth orës 05:15.

I burgosuri në fjalë, sipas legjislacionit në fuqi, kishte të drejtën e shfrytëzimit të beneficioneve dhe po shfrytëzonte vikendin e rregullt dy ditor në shtëpi, nga data 05.06.2019 deri më 07.06.2019.

Shërbimi Korrektues i kanë thënë Gazetës Express se Mehmeti ishte në vuajtje të dënimit për një vjedhje që e kishte kryer para dy vitesh. Sipas SHKK’së, lirimi i tij pritej të bëhej vitin e ardhshëm.

“I dënuari po vuante dënimin në Qendrën Korrektuese në Smrekonicë. Ai ishte dënuar për “Veprën Penale Vjedhje e Rëndë” dhe ishte i dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 2 vjet e 2 muaj. Ndërsa për vuajtjen e dënimit ishte paraqitur vullnetar në Dubravë më 12.12.2017” ka konfirmuar Gashi për Gazetën Express.

Shkaqet e vdekjes ende nuk janë konfirmuar, por me rastin në fjalë po merret Policia e Kosovës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz