BallinaLajmeKryeministri Haradinaj takoi deputetët e CDU/CSU në Bundestagun gjerman

Kryeministri Haradinaj takoi deputetët e CDU/CSU në Bundestagun gjerman

Të ngjajshme

Kompletohen çiftet çerekfinaliste në Ligën e Kampionëve

Tashmë dihen tetë ekipet e kualifikuara në çerekfinale të...

Robot shkakton kaos në një restorant në Kaliforni

Një robot humanoid ka humbur kontrollin në restorantin Haidilao...

Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për...

Artefakti romak në Amerikë sfidon historinë e “Botës së Re”

Zbulimi i një artefakti romak në Amerikë ka ndezur...

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë vizitës zyrtare që po zhvillon në Berlin, me ftesë të kancelares Angela Merkel, është takuar me deputetët Johann David Wadephul, deputet i Bundestagut, zëvendëskryetar i Grupit Parlamentar të CDU/CSU, Christian Schmidt dhe Peter Bayer, CDU/CSU.

Kryeministri Haradinaj, ka falënderuar deputetët e Bundestagut, për përkrahjen e vazhdueshme dhe kontributin e tyre të veçantë që kanë dhënë për Kosovën në të gjitha periudhat e shtetndërtimit, si dhe në rrugën euroatlantike.

Gjatë takimit, Kryeministri Haradinaj ka njoftuar deputetët e Bundestagut për progresin e Kosovës, përkushtimin e Qeverisë për zhvillimin ekonomik, forcimin e sundimit të rendit dhe të ligjit, Agjendën e Reformave Evropiane dhe orientimin euroatlantik të Kosovës.

“Qytetarët e Kosovës dhe institucionet janë gjithmonë falënderues për përkrahjen e shtetit të Gjermanisë, për avancimin e të gjithë sektorëve në Kosovë”, ka thënë kryeministri Haradinaj, duke shtuar se me deputetët gjermanë ka bashkëbiseduar për të gjitha çështjet me rëndësi për vendin për avancimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

“Jemi në fazën e zhvillimit ekonomik dhe ndihma e Gjermanisë është e një rëndësie të jashtëzokonshme për Kosovën në këtë fazë”, tha kryeministri Haradinaj.

Ndër temat e takimit ishte edhe liberalizimi i vizave si një çështje e domosdoshme për qytetarët e Kosovës dhe për këtë kryeministri Haradinaj ka falënderuar Gjermaninë për mbështetjen në këtë proces.

Po ashtu, kryeministri Haradinaj, shprehu gatishmërinë për bashkëpunim në të gjitha fushat e interesit reciprok, me theks në zhvillimin  ekonomik, arsim, shëndetësi, dhe në thellimin e bashkëpunimit politik.

Deputetët gjerman me këtë rast konfirmuan përkrahjen e vazhdueshme të Gjermanisë për proceset politike, veçanërisht në procesin e dialogut me Serbinë për arritjen e një marrëveshje përfundimtare, përfshirë njohjen reciproke në kufijt ekzistues si dhe rrugëtimin euroatlantik të Kosovës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz