BallinaRegjionaleDrenasBanori i Drenicës: Ky mercenar rus kreu krime në rajonin tonë

Banori i Drenicës: Ky mercenar rus kreu krime në rajonin tonë

Të ngjajshme

Një banor i një fshati të Drenasit pretendon se një mercenar rus, i njohur me nofkën BUBBA, ka kryer masakra në rajnonin e Drenicës.

Në njoftimin e tij, ai shkruan:

Kush është BUBBA.

Nuk është në Bosnje por në fshatin Damanek të Drenices.

Ky është mercenari Rus me nofken BUBBA i cili erdhi në Kosovë për spastrimin etnik të Shqiptarve, Rusi njihet edhe si vrasesi më i suksesëshem i luftes së Bosnjes në vitin 1995 dhe më të u kthyer në luften e Kosoves ky sherbeu në rajonin e Drenices.BUBBA mori pjesë në rrethimin e fshatrave të Drenasit,Krajkovë,Damanek,Baicë,Negrovc,Gjergjic etj në ofenziven e shtatorit të vitit 1998 ku kreu dhjetra vrasje në fshatin Krajkovë dhe mé gjerë si dhe i zuri robë të gjallë té gjithë banoret e fshatit Krajkové dhe fshatrave tjera të kësaj ane, ku në mesin e tyre isha edhe unë,BUBBA mori pjesë edhe në masakren e Rezalles më 05.04.1999 si dhe në pushkatimin e qindra civileve te pafajshum në fshatin Verboc të Drenices me 30.04.1999,vrasjet e Rusit ndaj Shqiptarve nuk u ndalen deri në perfundimin e luftes në Kosovë.
Dhe sotë për fatë të keqë askush nuk ka berë padi ndaj Rusit duke perfshir gjykaten e Hages si dhe shtetin e Kosoves.

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz