BallinaLajmePasuria qindra-mijëra euro e këshilltarit të presidentit Thaçi – Afër 90 mijë...

Pasuria qindra-mijëra euro e këshilltarit të presidentit Thaçi – Afër 90 mijë euro para të gatshme

Të ngjajshme

Aksion antidrogë në Suharekë: Sekuestrohet heroinë, dy të dyshuar në pranga

Gjatë ditës së sotme është zhvilluar një aksion i...

Ymeri kritikon Kurtin për menaxhimin e çmimeve: Qeveria nuk po ndërhyn në kohë

Analisti Visar Ymeri ka kritikuar qeverisjen e Lëvizja Vetëvendosje dhe kryeministrin Albin Kurti lidhur me...

Lewandowski shpjegon pse nuk po i godet penalltitë te Barça

Nëse ka një ndryshim te Barcelona këtë sezon, ai...

Ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, dikur edhe deputet i PDK-së, Rrustem Mustafa, ka deklaruar pasurinë e tij në Agjencionin Kundër Korrupsionit – pasuri e cila kap shifrën e qindra mijëra eurove, shkruan Gazeta Blic.

Mustafa i cili tashmë është këshilltar i presidentit Hashim Thaçi, ka deklaruar se posedon një veturë në vlerë prej 20 mijë eurosh.

Ai në AKK, ka deklaruar se posedon shtëpi banimi në vlerë prej 500 mijë eurosh dhe 3 ari truall në vlerë prej 9 mijë eurosh.

Po ashtu, gjithmonë sipas deklarimit të pasurisë që e ka bërë vetë ai, Mustafa, posedon para të gatshme të ruajtura në bankat vendore në shumë prej 89 mijë e 450 euro.

Po ashtu, Rrustem Mustafa, i njohur si Remi, në AKK, ka deklaru se posedon 10 hektarë tokë të trashëguar, por që nuk ia ka vendosur çmimin fare.

Mustafa, muaj më parë është intervistuar nga ana e Prokurorit të Prokurorisë Speciale.

Ai ka qenë për disa mandate deputet i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Partisë Demokratike, që në atë kohë udhëhiqej nga Hashim Thaçi.

Mustafa tanimë është anëtar i Kryesisë së PDK-së dhe këshilltar i presidentit të vendit, Hashim Thaçi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz