BallinaShqiptarePrindërit i japin lamtumirën vogëlushes, veprimi i tyre do ju përlotë

Prindërit i japin lamtumirën vogëlushes, veprimi i tyre do ju përlotë

Të ngjajshme

Humb jetën në QKUK një grua nga Mitrovica, autoritetet po hetojnë rrethanat

Një grua nga Mitrovica ka humbur jetën në Qendrën...

Sulmoi policinë, pejani përfundon në pranga

Një person është arrestuar pas një incidenti në Novosellë...

Fushë Kosovë, viktima pëson frakturë në kokë pas goditjes me mjet të fortë

Një person ka pësuar lëndime të rënda trupore, përfshirë...

Supergoli i Messit nuk i mjafton Inter Miamit, u mposhtën nga Orlando City

Lionel Messi po vazhdon superformën e tij me Inter...

Në momentin më të vështirë të jetës së tyre, burrë e grua, prindër, kanë bërë zgjedhjen më të guximshme të dashurisë.

Duke mbajtur të shtrënguar dorën e saj të vogël, i kanë dhënë lamtumirën engjëllit të tyre të vogël, para se të dhuronin organet e saj për të shpëtuar jetën e personave të tjerë.

Në një heshtje të thyer vetëm nga notat e kësaj kënge te intonuar nga një kordon mjekësh dhe infermierësh, i gjithë spitali u ndal që ta përshëndeste si një he roinë dhe të nderonte dhuraten e jetës.

Coralynn Sobolik ishte vetëm 22 muajshe dhe jetonte e lumtur në shtëpinë e saj në Neë Hampton, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me nënën, babain, motrën dhe vëllanë e saj, para asaj dite të zakonshme ku gjithçka ndryshoi.

Coralynn u sëmur, dhe dukej se ishte një grip i zakonshëm, por kur prindërit e saj vunë re se vogëlushja merrte frymë me vështirësi, e dërguan menjëherë në spital dhe më pas në një qendër më të specializuar

Me të mbërritur në qendër, mjekët konstatuan vde kjen cerebrale të saj.

Coralynn ishte mundur nga komplikacionet e një virusi paragripal, dhe për fat të keq nuk do të zgjohej më.

Nuk ekziston dhimbje më e madhe se sa ajo e prindit që humb fëmijën e tij.

Por Meagan dhe Paul Sobolik nga ajo dhimbje zgjodhën që të lindte shpresa.

Prindërit zgjodhën të dhurojnë organet e vogëlushes për të shpëtuar jetë të tjera.

Zemra e Coralynn dhe mëlçia e saj shpëtuan jetën e dy fëmijëve, ndërsa veshkat e saj iu dhuruan një gruaje 41 vjeçare.

Prindërit zgjodhën që të shpërndanin këtë video për të sensibilizuar pjesën më të madhe të personave, shkruan noa al.

/noa al/

Video Player

00:00
02:25
Video Player

00:00
03:18
- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz