back to top
Thursday, February 12, 2026
BallinaSportZyrtare: Mali i Zi - Kosovë, bëhet i ditur emri i gjyqtarit...

Zyrtare: Mali i Zi – Kosovë, bëhet i ditur emri i gjyqtarit që do ta drejtojë ndeshjen

Të ngjajshme

Mali i Zi do të jetë nikoqir i Kosovës për ndeshjen e radhës kualifikuese të kampionatit evropian të futbollit.

Malazezët dhe “Dardanët” do të takohen gjatë ditës së premte në stadiumin e qytetit të Podgoricës.

Tashmë është përcaktuar se kush do të jenë gjyqtarët e ndeshjes mes dy vendeve fqinje që do të zhvillohet më 7 qershor (e premte).

Image

UEFA ka përcaktuar Daniele Orsaton si gjyqtarin kryesor gjersa ndihmësit e tij janë, Lorenzo Manganelli si dhe Giorgio Peretti.

Theksojmë se malazezët nën drejtimin e italianit kanë dy humbje dhe një barazim gjersa është hera e parë që do të gjykojë një ndeshje të Kosovës.

Ndryshe, 44-vjeçari ka lindur në Vicenza dhe gjyqtar me emblemë të FIFA-s është nga viti 2010./Telegrafi

Të Fundit

Sport

ShowBiz