Përfaqësuesja e Kosovës ka arritur sot në orët e mbrëmjes në Podgoricë dhe është akomoduar në hotel “Hilton Honors”.
Hoteli “Hilton Honors” është rrjeti i hoteleve i familjes së këngtares së famshme Paris Hilton.Ky hotel është ndër më luksozët në Mal të Zi.
Rrjeti i hoteleve “Hilton” është ndër më të famshmit në botë.Hilton Podgorica Crna Gora Hotel, Montenergo – King Deluxe Room with Park View Para udhëtimit Dardanët e kanë mbajtur stërvitjen e fundit në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku atmosfera ka qenë shumë e mirë.
Edhe gjatë udhëtimit gjithçka ka shkuar si duhet, derisa në mesin e futbollistëve vërehet entuziazëm i madh dhe të gjithë po e presin me padurim përballjen e së premtes.
Ndërkohë, gjatë ditës së nesërme përzgjedhësi Challandes në orët e mesditës do të ketë takimin e zakonshëm me futbollistët, derisa stërvitjen finale para ndeshjes me Malin e Zi, do ta zhvillojë në stadiumin e qytetit në Podgoricë, në orën 18:00.
Kosova të premten më 7 qershor zhvillon ndeshjen kundër Malit të Zi me fillim të orës 20:45.
