back to top
Tuesday, September 16, 2025
BallinaLajmeFshati që krahasohet me Parisin

Fshati që krahasohet me Parisin

Të ngjajshme

Banorët e fshatit të Malishevës me vetëiniciativë e pastrojnë atë, raporton T7

Jetojnë rreth 2500 banorë. Megjithatë ata nuk kanë ndërhyrë në bukuritë e natyrës që ka fshati Bellanicë.

Madje ata vullnetarisht kontribuojnë në mirëmbajtjen e fshatit.

E bile sipas Beqir Hoxhës, viziotërt shpesh Bellanicën e krahasojnë me Parisin.

Ruajtja e ambientit mundësohet nga vetë banorët.

Për ta realizuar këtë qëllim, ata janë bashkuar me një fondacion i cili mban emrin e fshatit.

Ata përmes mjeteve të tyre paguajnë mirëmbajtësit e fshatit për të pastruar.

Njëri nga përfaqësuesit e fondacionit, thotë se përkrahja financiare po shkon duke u shtuar.

Se banorët e këtij fshati të Malishevës kanë vullnet për ta mirëmbajtur ambientin, e pranon edhe kryetari i fshatit.

Pothuajse në çdo 100 metra ka të vendosura shporta, prandaj mbeturinat jashtë kësaj hapësire vështirë se gjinden. /Ardita Rashiti, T7

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz