Gazmend Halilaj, avokati që e denoncoi rastin e abuzimit seksual me nxënësen nga Drenasi, sot është liruar nga arresti shtëpiak.
Halilaj ka konfirmuar për Insajderin se sapo është liruar edhe nga arresti shtëpik. Ai tha se ka mbetur vetëm masa e paraqitjes në Policim që sipas tij ka qenë kërkesë e tyre me qëllim që t’i tregojnë Prokurorisë se janë për bashkëpunim.
Vendimin për heqjen e kësaj mase, Halilaj e ka marrë nga Gjykata e Apelit, raporton Insajderi.
Ndërkaq, në një bisedë me Gazetën Express, Halilaj ka thënë se është trajtuar në mënyrë ç’njerëzore gjatë kohës sa ka qëndruar në burg.
“Që tre muaj jam mbajtur mbyllë. Tash jam liruar. Nuk ka përfundua komplet procedura. Dëmet që mu më janë shkaktuar janë të mëdha. Më kanë marrë në burg, e më kanë bërë trajtim ç’njërzor. Më kanë mbajte pa bukë pa ujë”, ka thënë Halilaj.
Halilaj është avokati që e ka denoncuar rastin e abuzimit sistematik seksual ndaj nxënëses në Drenas nga profesori i saj, Shkelzen Xhekaj dhe më pas nga polici hetues Vesel Veseli.
Para një muaji, profesori Shkëlzen Xhekaj dhe polici Vesel Veseli ishin liruar në arrest shtëpiak.
Insajderi pati raportuar për rastin e shfrytëzimit seksual sistematik ndaj nxënëses nga komuna e Drenasit. /Insajderi.com