back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaLajmeAdoleshentja që u dhunua si fëmijë i jep fund jetës me eutanazi

Adoleshentja që u dhunua si fëmijë i jep fund jetës me eutanazi

Të ngjajshme

Vjedhja e votave në Malishevë | Kryeprokurori: 15 kryesues janë ndaluar për 48 orë!

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Gjakovës, Enis Gashi ka...

Ndalimi i 15 kryekomisionerëve në Malishevë, deklarohet prokurorja Laura Pula

Koordinatorja Nacionale për Zgjedhje, prokurorja Laura Pula, nga Gjakova...

Gjini i jep mbështetje marshit për ish-krerët e UÇK-së më 17 shkurt

Përfaqësuesja e platformës Liria ka Emër, Eliza Hoxha, ka vizituar sot...

“Liria ka Emër” merr mbështetje edhe nga Gjakova për marshin “Drejtësi, jo politikë”

Përfaqësuesja e platformës “Liria ka Emër”, Eliza Hoxha, ka...

Antonio Conte i përgjigjet Diego Costas pasi ai kritikoi jetën e tij seksuale

Trajneri italian, Antonio Conte, i është përgjigjur futbollistit Diego...

Një adoleshente 17-vjeçare nga Holanda, e cila ishte dhunuar seksualisht kur ishte fëmijë, i ka dhënë fund jetës së saj në mënyrë ligjore përmes procesit të eutanazisë me ndihmën e një klinike që ofron këtë lloj shërbimi.

Noa Pothoven vdiq në një shtrat spitali në dhomën e saj pasi iu dha e drejta e eutanazisë në Holandë. Eutanazia është procesi i mbytjes pa dhimbje që miratohet nga vetë pacienti.

Adoleshentja holandeze nga Arnhemi kishte thënë se jeta e saj është bërë e papërballueshme dhe se nuk mund të vazhdojë më tutje.

Sipas ligjeve në Holandë, fëmijët nga mosha 12-vjeçare kanë të drejtë të bëjnë kërkesë për eutanazi, por vetëm në rastet kur një mjek vlerëson se vuajtjet e pacientit janë të mëdha dhe kur nuk pritet përmirësim i gjendjes së tyre.

Në vitin 2017, 6585 njerëz e zgjodhën eutanazinë për t’i dhënë fund jetës së tyre në Holandë. Kjo shifër përbën 4.4 për qind të numrit të përgjithshëm të 150 mijë vdekjeve të regjistruara në këtë shtet.

Eutanazia ka nxitur debate të ashpra në shtete të ndryshme. Ajo është e ndaluar me ligj në Britani të Madhe, por lejohet në disa shtete të Shteteve të Bashkuara, Kanada dhe Holandë, shkruan “Daily Mail”, transmeton Gazeta Express.

Të Fundit

Sport

ShowBiz