BallinaLajmeTrump thotë se e ka refuzuar kërkesën e Corbynit për takim

Trump thotë se e ka refuzuar kërkesën e Corbynit për takim

Të ngjajshme

Supergoli i Messit nuk i mjafton Inter Miamit, u mposhtën nga Orlando City

Lionel Messi po vazhdon superformën e tij me Inter...

Kontratat kolektive, Rama: Rreth 12 milionë euro i janë marrë kryeqytetit për vendime gjyqësore

Vendimet gjyqësore si pasojë e kontratave kolektive në Kosovë...

Një grua rreth 44 vjeç u dërgua në Urgjencë në Podujevë, mjeku konstatoi vdekjen e saj

Sipas njoftimit të policisë, të shtunën mjeku kujdestar ka...

Zeka: Kriza politike po i rrezikon investimet e huaja në Kosovë

Kryetari i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK), Arian...

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se e ka refuzuar kërkesën e liderit të opozitës britanike, Jeremy Corbyn, për t’u takuar me të. Ai e dha këtë deklaratë pasi kryetari i Partisë Laburiste të Britanisë u bashkua në një protestë që u organizua për ta kundërshtuar vizitën e presidentit amerikan në vendin ishullor.

Trump tha se nuk e njeh shumë mirë politikanin opozitar të Britanisë, por se atij i duket disi si forcë negative. Duke folur në një konferëncë të përbashkët me gazetarë me kryeministren britanike, Theresa May, Trump tha: “Ai ka dashur të më takojë mua sot ose nesër dhe unë vendosa që të mos e bëj këtë”.

Presidenti amerikan shtoi: “Mua vërtet nuk më pëlqejnë kritikat aq sa më pëlqejnë dhe aq sa i respektoj njerëzit që mund t’i çojnë punët deri në fund”.

Partia Laburiste njoftoi të martën se Corbyn do të marrë pjesë në një protestë kundër presidentit amerikan, duke thënë se kjo është një mundësi për t’u solidarizuar me ata që Trumpi i ka sulmuar në Amerikë, në Britani dhe në tërë botën.

Një zëdhënës i kësaj partie tha: “Jeremy Corbyn propozoi një takim me Donald Trumpin gjatë vizitës së tij në vendin tonë. Jeremy është i gatshëm të angazhohet me presidentin për disa çështje, përfshirë emergjencën për klimën, kërcënimet ndaj paqes dhe krizën e refugjatëve”, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz