back to top
Tuesday, December 23, 2025
BallinaSportA do të largohet nga Liverpooli, tregon vetë Xherdan Shaqiri

A do të largohet nga Liverpooli, tregon vetë Xherdan Shaqiri

Të ngjajshme

Nga lufta te shteti: Ramush Haradinaj, krah Kosovës në çdo etapë

“Ramushi e ka kry punën më të madhe, ne...

Kushneri iku, por beteja për Shtabin e Përgjithshëm në Serbi vazhdon

Pas njoftimit të kompanisë së Jared Kushnerit – dhëndrit...

Trekëndëshi Juve–Inter–Sassuolo ndez merkaton e dimrit

Juventusi po punon për të afruar Davide Frattesin dhe...

DhTIK kërkon veprime urgjente për stabilizimin e furnizimit me energji elektrike

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë (DhTIK) ka shprehur...
- Advertisement -

Xherdan Shaqiri u ka dhënë fund fjalëve se ai mund të largohet nga Liverpooli këtë verë. 27-vjeçari u transferua te kampioni i Evropës në verën e vitit të shkuar nga Stoke City. Trajneri Jurgen Klopp e shfrytëzoi reprezentuesin e Zvicrës deri në mes të sezonit, por në fund ai i dha shumë pak hapësirë. Këto kanë shtyrë të shtohen spekulimet se a do të largohet Shaqiri këtë verë, por ai ka mohuar vet këta zëra.

- Advertisement -

“A është kjo pse kam ardhur te Liverpooli? Po. Ky klub ka nevojë të fitojë trofe, është start i mirë të fitojmë këtë apo jo. Tani vitin e ardhshëm do të provojmë të fitojmë Premier Ligën”, ka thënë Shaqiri për gazetarët pasi Liverpooli mposhti Tottenhamin të shtunën për të fituar Ligën e Kampionëve.

“Kjo është ëndrra ime e madhe, të fitoj Premier Ligën me këtë klub. Ndihem jashtëzakonisht mirë. Ka kaluar kohë e gjatë që kur Liverpooli fitoi këtë trofe, 2005. Është e mrekullueshme t’u japësh tifozëve atë që e meritojnë. Klubi meriton gjithçka, stafi, të gjithë”, ka deklaruar më tej Shaqiri.

Shaqa ka shënuar gjashtë gola në 30 paraqitje për “Të Kuqtë” sivjet.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz