Dy kunata në Suharekë janë rrahur mes vete, ndërsa njëra nga to ka pranuar edhe tretman mjekësor, transmeton Gazeta Metro.
Policia bën të ditur se rasti ka ndodhur tre ditë më parë, rreth mesditës.
Pas mosmarrëveshjes, njëra nga kunatat ka telefonuar në polici dhe e ka lajmëruar ngjarjen.
Me urdhët të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.
Njoftimi i plotë:
Viktima femër K-Shqiptare ka informuar se ishte sulmuar fizikisht nga kunata e saj, e dyshuara femër K-Shqiptare. Viktima me 01.06.2019 ka pranuar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.