BallinaLajmeDënohen dy persona në Prishtinë për fajde

Dënohen dy persona në Prishtinë për fajde

Të ngjajshme

Paolo Maldini po shënjestrohet si kryetari i ri i Federatës Italiane të Futbollit

Raportohet se legjenda e Milanit, Paolo Maldini, është një...

Ushtria zvicerane pritet të fillojë prodhimin e dronëve ushtarakë deri në vitin 2027

Shefi i ushtrisë zvicerane, Benedikt Roos, ka deklaruar se...

5 të lënduar nga aksidenti në Tomoc të Istogut

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në fshatin Tomoc...

jykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarve N.G. dhe A.F., për veprën penale Fajdeja nga neni 343, par.1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

I akuzuari Nazmi Gashi është shpallur fajtor dhe i është shqiptuar dënim me burg në kohëzgjatje prej 2 (dy) vjet e 6 (gjashtë) muaj, si dhe dënim me gjobë në shumë prej 3 (tre) mijë eurosh.

I akuzuari Avni Fazlija është shpallur fajtor dhe i është shqiptuar dënim me burg në kohëzgjatje prej 2 (dy) vjet, si dhe dënim me gjobë në shumë prej 3 (tre) mijë eurosh, shkruan Express.

Gjykata në njoftim thotë se të akuzuarve N.G. dhe A.F. në dënimin me burg do t’u llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.

Pala e dëmtuar për realizimin e kërkesës pasurore juridike udhëzohet në kontest të rregullt civilo-juridik.

Kundër këtij vendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës. /Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz