back to top
Saturday, September 6, 2025
BallinaLajmeFillon rrënimi i objektit shumëkatësh pa leje në Rrugën B

Fillon rrënimi i objektit shumëkatësh pa leje në Rrugën B

Të ngjajshme

Këto janë kombëtaret që tashmë janë kualifikuar për Kupën e Botës 2026

Procesi i kualifikimeve për Kupën e Botës 2026 është...

Zelensky refuzon ftesën e Putinit: Mund të vijë në Kiev

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka refuzuar sugjerimin e presidentit...

Alcaraz – Sinner, finalja e madhe e US Open

Carlos Alcaraz dhe Jannik Sinner do të përballen të...

Aksioni për rrënimin e ndërtimeve që nuk përkojnë me dispozitat ligjore po vazhdon të aplikohet në të gjithë Komunën e Prishtinës.

E Drejtoria e Inspekcionit në këtë komunë ka dalur për të bërë rrënimin e një tjetër objekti që gjendet në “Rrugën B”, në Prishtinë. Madje në këtë ndërtesë shumëkatëshe deri tani janë kryer mjaft punime, raporton Ndërtimi.info.

Sipas Drejtorit të Inspekcionit, Adonis Tahiri ka pasur disa procesverbale në të cilat është thënë që të mos ndërtohet në pjesën që është ndërtur pa leje.

Ky ndërtim është bërë përmbi një objekt që ka qenë p+2 ndërsa tani është p+5.

Në vendin e ngjarjes përveç inspektorëve  kanë dalur edhe ekipi policor dhe mediet.

Drejtori i Inspekcionit në Komunën e Prishtinës Adonis Tahiri, së fundmi kishte treguar se gjobat madatore të cilat jepen në raste të ndërtimeve pa leje janë në vlerë të 500 eurosh. Por në rast se kjo gjobë nuk respektohet, atëhere sërish pronarët e tyre do të gjobiten me të njejtën shumë.

Tahiri kishte treguar gjithashtu se edhe pse ka vetëm 5 inspektorë, kordinimi dhe operimi i përbashkët për t’i luftuar këto dukuri, është mjaft i mirë.

Ai është zotuar edhe në luftimin e dukurive tjera si bizneset që e ndotin mjedisin dhe asksione të rregullta kundër transportit ilegal./Ndërtimi.info/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz