Vëllaznimi i Gjakovës nuk arriti që të inkuadrohet në Superligën e Kosovës pasi që në ndeshjen e barazhit dështoi përballë Trepçës ’89 duke u mundur me shifrat 4:2, shkruan Zëri.info.
Presidenti i Vëllaznimit të Gjakovës, Agim Cana, është rrëfyer pas ndeshjes në një intervistë për emisionin Sports Show në Klan Kosova.
Ai është babai i futbollisti legjendar Lorik Cana.
“Loriku më ka dërguar një mesazh, zemër. Më ka thënë se të thërras pas ndeshjes. Kemi biseduar më tha që të qetësohem pasi nuk është fundi i botës”, ka zbuluar Agim Cana, përcjell Zëri.info.

Cana pas ndeshjes e ka akuzuar rëndë gjyqtarin kryesor të ndeshjes, Mervan Bejtullahun.
Ai ka apeluar organet e hetuesisë që të marrin masa. /Zëri.info





