BallinaLajmeMilaim Zeka po formon parti politike, tregon cilat janë kriteret për të...

Milaim Zeka po formon parti politike, tregon cilat janë kriteret për të qenë pjesë e saj

Të ngjajshme

Shemben dy ndërtesa në Stamboll, dyshohet për shpërthim gazi

Dy ndërtesa janë shembur në lagjen Fatih të Stambollit,...

Drita shënon në fund të pjesës së parë ndaj Gjilanit

Ka përfunduar pjesa e parë në derbin e Anamoravës. Është...

Zjarri përfshin goma dhe mbeturina pranë banesave në Hajvali

Zjarri ka përfshirë goma dhe mbeturina pranë banesave në...

Zeka tregon kriteret për të qenë pjesë e partisë

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka ka thënë se shumë shpejt do të krijojë një parti të re, emrin e së cilës nuk e bëri publik, por që tha se është veçse i vendosur dhe këtë e ka bërë me ndihmën e miqve të tij në: Evropë, Amerikë, Kanadë e Australi.

Zeka tha që në partinë e tij nuk është kriter shkolla, por ndershmëria.

“Në partinë tonë nuk është kriter shkolla, por ndershmëria. Krejt janë bë doktorë të shkencave, intelektualë, nuk mundesh me kanë doktor shkence, e intelektual kur ti vjedhë pasurinë e popullit tënd. Kështu që kriteri bazë, do të jetë ndershmëria”, tha ai, për RTV21.

Deputeti Zeka tha që në parti janë të mirëseardhur të gjithë zyrtarët e lartë që janë të ndershëm.

Ai gjithashtu tregoi që hapi i parë që do të bëjë, është hapja e një banke kombëtare.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz