BallinaLajmeTragjedia në Zvicër, ja pse e vrau 60-vjeçari të dashurën shqiptare 30...

Tragjedia në Zvicër, ja pse e vrau 60-vjeçari të dashurën shqiptare 30 vjet më të re

Të ngjajshme

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Cyrih të Zvicrës, të premten, pasi një 60 vjeçar mori peng të dashurën e tij shqiptare dhe shoqen e saj (bashkëbanuese), duke i vrarë pastaj.

Bëhet fjalë për gruan 34 vjeçe me inicialet I.S., me prejardhje nga Kamenica.

Pas marrjes peng nga 60 vjeçari, të cilit nuk është bërë i ditur nacionaliteti, ishte telefonuar qendra e thirrjeve emergjente, duke kërkuar ndihmë nga një fqinj aty afër.Sipas dëshmitarëve, njëra nga të marrurat peng kishte dalë në ballkon, por që pastaj duke bërtitur në spanjisht, 60 vjeçari, iu kishte thënë “shikoni se çfarë keni bërë”.

Policia kishte mbërritur për 10 minuta në vendngjarje. Pengmarrësi u kishte thënë policisë zvicerane se kishte dy gra peng dhe i kërcënoi t’i qëllonte ato nëse policia nuk tërhiqet menjëherë.

Njësia e ndërhyrjes futet në vendin e ngjarjes dhe gjen tre persona të plagosur rëndë, dy gra dhe pengmarrësi.

Por, si pasojë e plagëve të marra, dy viktimat e gjinisë femërore dhe pengmarrësi vdesin në vend.

Shqiptarja nga Kosova dhe shoqja e saj, jetonin së bashku në një banesë, në Döltschiëeg, ndërkaq vrasësi, në një adresë tjetër.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz