Një shtëpi është përfshi nga flaka në fshatin Rakinicë të Skenderajt, transmeton Drenica Press.
Mësohet se shtëpia është përfshi nga flaka si pasoj e rrjetit eketrik. Rasti është konfirmuar edhe nga organet e rendit ku thuhet:
Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka raportuar se si pasoj e rrjetit elektrik, i është përfshi nga zjarri shtëpia e tij. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse, ndërsa njësiti zjarrfikës ka lokalizuar zjarrin. Për veç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar.
Rasti është duke u trajtuar si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm. /Drenica Press/