Minutat e parë të finales së këtij sezoni të Ligës së Kampionëve kanë qenë mjaft interesante. Përveç golit të shënuar qysh në dy minutat e parë, një tifoze hyri në fushë dhe bëri që ndeshja të ndalej për disa momente.
Në minutën e dytë të ndeshjes, Liverpooli kaloi në epërsi me rezultat 1:0 kundër Tottenhamit në finale të Ligës së Kampionëve, e cila po zhvillohet për momentin në stadiumin Wanda Metropolitano, transmeton Gazeta Express.


Megjithatë, kjo nuk është e vetmja gjë që e kapi vëmendjen e mediave gjatë këtyre minutave të parë të zhvilluar.
Në një moment të ndeshjes, një tifozë hyri ilegalisht brenda fushës, e veshur vetëm në rroba banje, duke bërë që ndeshja të ndalet në gjysmë.


Kamerat televizive e ndërruan pamjen nga fusha dhe u fokusuan në pjesë të tjera të stadiumit, pasi që rregullat e UEFA-s dhe FIFA-s nuk lejojnë që të transmetohen këta persona në mënyrë që të mos promovohen.
Përkundër kësaj, kamerat e tjera në stadium e kanë kapur tifozen në fjalë dhe pamjet janë publikuar nëpër rrjetet sociale. /Gazeta Express/