back to top
Wednesday, September 10, 2025
BallinaLajmePaloka mbështet Bërnabic: Pse habiteni kur thotë se kemi zbritur nga mali?!

Paloka mbështet Bërnabic: Pse habiteni kur thotë se kemi zbritur nga mali?!

Të ngjajshme

Ish deputeti i PD, Edi Paloka ka komentuar deklaratën e kryeministres serbe Ana Bërnabic e cila dy ditë më parë deklaroi se shqiptarët janë “njerëz të zbritur nga mali”.

Sipas Palokës nuk kemi pse të habitemi dhe revoltohemi pasi e kemi dëgjuar shpesh herë kryeministrin e Shqipërisë dhe kryebashkiakun t’ju drejtohet gjysmës së shqiptarëve me terma “shpellarë” apo “keni dalë nga pylli”.

“Pse habitemi e revoltohemi kur kryeministrja e Serbisë thotë  për shqiptarët se “janë të zbritur nga mali” ?! 

Sa herë kemi dëgjuar kryeministrin e Shqiperisë apo velinën e bashkisë t’ju drejtohet gjysmës së shqiptarëve me terma :”shpellarë” apo “ keni dalë nga pylli”…?

Presim respekt nga ata me te cilet jemi vrare kur mbajme nje kryeminister qe pretendon se ka marre voten e shqiptareve dhe urren e po ju ben gjithe te zezat shqiptareve” , shprehet  Paloka.

e.t./dita

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz