back to top
Sunday, September 14, 2025
BallinaShqiptareNga 1 korriku hiqet roaming-u mes Kosovës e Shqipërisë

Nga 1 korriku hiqet roaming-u mes Kosovës e Shqipërisë

Të ngjajshme

Theret me thikë një person në Podujevë

Një person është therë me thikë në Podujevë. “LËNDIM TRUPOR...

Rreth 20 mijë qytetarë të Kosovës mësynë bregdetin vetëm të shtunën

Edhe fundjavën e dytë të shtatorit në pikën kufitare...

Punime, ku do të ketë ndërprerje të rrymës sot

KEDS njofton se sot do të kryhen punime të...

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Gjatë ditës së sotme pritet të mbajë mot me...

Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu, ka folur rreth fillimit të zbatimit të marrëveshjes për heqjen e roaming-ut Kosovë-Shqipëri.

Bregu deklaroi se është detyrim ligjor që të fillojë zbatimi i kësaj marrëveshje.

“Shqipëria dhe Kosova përfitojnë nga 1 korriku, 85 për qind të reduktimeve të tarifës së telefonisë. Ministrat kanë firmosur një marrëveshje me 4 prill, dhe në marrëveshje thuhet se me 1 korrik do të fillojë zbatimi. Sigurisht zbatimi do të bëhet fazë pas fazës, jo çdo gjë do të ndodhë me 1 korrik, por do të vazhdohet kështu deri në sa tarifat të jenë 0 për vitin 2021, ky është lajm pozitiv”, ka thënë Bregu për Telegrafin.

 

 

Sekretarja Bregu theksoi së agjenda e këtij viti e Këshillit Rajonal është ambicioze.

“Ulja e tarifave të telefonisë celular për qytetarët e Ballkanit Perëndimor, është lajm i mirë. Do të nisim procesin edhe për uljen e tarifave me vendet e Bashkimit të Evropian”, pohoi ajo.

Theksojmë se vendimi për heqjen e roamingu-it  për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor është marrë në samitin e Beogradit, i cili është mbajtur muaj më parë.

Marrëveshja është nënshkruar ne Beograd mes Shqipërisë, Bosnje-Hercegovinës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Kosovës dhe Serbisë.

Në bazë të vendimit të samitit të dytë digjital të Beogradit, tarifat do të pësojnë ulje që nga 1 korriku i këtij viti dhe në 2021 tarifat e roming-ut do të jenë zero.

Ndryshe dje ka përfunduar edhe konferenca e tretë e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal “Si t’i përgjigjemi më mirë aspiratave evropiane të të rinjve në Ballkanin Perëndimor”,  e cila është mbajtur në Bukuresht të Rumanisë, fokusi i kësaj konference është përqendruar tek të rinjtë  si dhe mundësitë që ata duhet të kenë në punësim e zhvillim.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz