back to top
Tuesday, September 9, 2025
BallinaLajmeVotohet rritja e pagës minimale pas shumë mospajtimeve në Kuvend

Votohet rritja e pagës minimale pas shumë mospajtimeve në Kuvend

Të ngjajshme

Vdes një i paraburgosur në Qendrën Korrektuese të Hajvalisë

I paraburgosuri në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, me...

Dajaku: Kjo është një nga fitoret më të mëdha në histori të Kosovës

Emisioni sportiv “Favorit” vjen me një edicion special sonte,...

Osmani e Kurti festojnë bashkë golin e Kosovës ndaj Suedisë në “Fadil Vokrri”

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe Kryeministri...

Imri Ahmeti pritet ngrohtë në Shalë

Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, është pritur ngrohtë në...

Gjatë seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës pati mos pajtime të ashpëra mes deputetëve të Kuvendit.

E të njëjtin diskutim e solli edhe paga minimale në vend, shkruan arbresh.info.

Ajo pas shumë diskutimeve dhe hedhjes në votim për të dytën herë ka marrë përkrahjen e deputetëve të cilët kanë votuar pro rezolutës për rritje të pagës me 61 vota për dhe 1 abstenim.

Në herën e parë pika e rendit të ditës “Interpelanca e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të partisë Socialdemokrate në lidhe me mos caktimin dhe rritjen e pagës minimale në Republikën e Kosovës” pasi u hodh në votim ka marrë përkrahjen e 56 deputetëve dhe abstenimin e dy të tjerëve.

Deputeti i NISMA-së, Bilall Sheifi ka kushtëzuar se nuk do të marrin pjesë në asnjë votim tjetër nëse nuk kalon rritja e pagës minimale

“Kur është debatu për pagën minimale të gjitha kanë qenë unanimisht të miratohet një rezolutë që të rritet paga minimale, nuk kemi fol këtu për një shumë. Nëse kjo rezolutë nuk kalon kjo është hipokrizi dhe ne nuk marrim pjesë në asnjë votim tjetër”, ka thënë ai.

E deputeti i PSD-së, Visar Ymeri ka thënë se partitë kanë harmonizuar testitin për këtë rezolutë kohë më parë.

“Sa i përket rezolutës për rritjen e pagës minimale në Kosovë ne kemi pas një harmonizim të tekstit nga Grupet Parlamentare dhe atëherë ne nuk kemi pas asnjë kundërshtim dhe nuk po e kuptoj pse sot kjo nuk po zbatohet”, ka thënë Ymeri.

Edhe Ymeri ka thënë se nuk do marin pjesë në asnjë votim tjetër nëse nuk vihet edhe një herë në votim pika për rritjen e pagës minimale.

Ndërsa deputeti i PDK-së, Memli Kransiqi ka kërkuar që të mos ketë kushtëzime të tilla.

“Nuk ka mundësi me e kushtëzu njëri tjetrin, ju që po doni me kushtëzu, ju dy grupet e Socialdemokratëve edhe unë po them se nuk ka dhe e mbyllim këtu seancës. Mos sjellni propozime të kësaj natyre se nuk do të ketë, a e keni në men me kry punë apo me dal në konferenca për shty dhe për statuse në facebook”, ka thënë ai.

Krasniqi ka kërkuar sqarim pse nuk është përcaktuar shuma e rritjes së pagës minimale./Arbresh.info/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz