BallinaLajmeMbeti dy orë i varur në vinç, punëtori nuk u ftua në...

Mbeti dy orë i varur në vinç, punëtori nuk u ftua në përurim të autostradës

Të ngjajshme

Tragjike: Një grua në Gjakovë vdes pasi ra nga Ura e Moglicës

Një grua e moshës madhore sonte ra nga Ura...

“Jemi vetëm shokë” – Selin futet në mes të çiftit Brikena-Mateo?

Marrëdhënia mes Brikenës dhe Mateos duket se është vënë...

Sassuolo e nis mbarë pjesën e dytë, barazon rezultatin ndaj Juventusit

Sassuolo ka arritur të shënojë golin e barazimit ndaj...

Gallapeni shkëlqen në fitoren e Wisla Plock, i bën dy asistime

Pikërisht para ndeshjes së madhe të Kosovës, ylli i...

Këtë të mërkurë në Frontal ishte i ftuar Përparim Sadiku, dikur punëtor i Bechtel Enkas. Sadiku, që ishte lënduar gjatë punimeve në autostradën ‘Arbën Xhaferi’, nuk ka marrë ftesë nga kompania për të qenë pjesë në përurimin solemn të autoudhës.

“Nuk jam ndje aq mirë. Kur nuk je i ftuar në një firmë ku ke kontribuar pothuajse 10 vite, normalisht që zhgënjehesh”, deklaroi në Frontal Sadiku.

Madje, ish-punëtori i Bechtel Enkas, ka thënë të jetë zhgënjyer edhe nga Ministri Pal Lekaj.

“Mbi një javë kemi pritur, nuk është interesuar askush për neve. Kam pritur nga firma, nga Ministria e Infrastrukturës, por  asnjëra nuk dërgoi ftesë. Kemi pritur nga ministri Pal Lekaj që të na ftojë, por nuk e bëri. Kjo dëshmon sa respektohen punëtorët”, shtoi Sadiku.

Në Frontal, Sadiku ka treguar se çfarë do t’i thoshte Kryeministrit Ramush Haradinaj e Ministrit Pal Lekaj nëse do t’i takonte.

“Nëse do ta takoja, do t’i thoja që një qytetar i Kosovës është më i rëndësishëm se një firmë turke ose amerikane”, tha Sadiku.

Janë gjashtë punëtor të Bechtel Enkas të cilët janë lënduar gjatë punimeve të autostradën 700 milionëshe.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz