back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaLajmeSerbia e liron zyrtarin e ATK-së që ishte arrestua tri ditë më...

Serbia e liron zyrtarin e ATK-së që ishte arrestua tri ditë më parë

Të ngjajshme

Historike, Muriqi kosovari i parë që shpallet “Lojtari i Muajit” në La Liga

Vedat Muriqi ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm. Muriqi është...

Ushtarë të FSK-së i bashkohen ushtrimit fushor “KFOR 36”

Kontingjenti i FSK-së me kapacitete mjekësore ROL 1, që...

Ushtarët gjermanë të KFOR-it vazhdojnë patrullimet në veri të Kosovës

Ushtarët gjermanë nga Komanda Rajonale Lindje e misionit të...

Autoritetet serbe kanë liruar pas tre ditë mbajtje në paraburgim punëtorin e Administratës Tatimore të Kosovës Marjan Gjoka.

I njëjti ishte arrestuar të dielën në Serbi nën dyshimet për krime të luftës gjatë viteve 98-99. Për rastin u mobilizuan autoritetet kosovare, BE e ambasadat në vend. GazetaExpress

Autoritetet serbe kanë arrestuar të dielën në Serbi, Marjan Gjoka, punonjës i Administratës Tatimore të Kosovës I njëjti sic mëson Gazeta Express është liruar dhe për pak pritet të arrijë në Kosovë përmes pikës në Merdare.

Nga Kroacia Gjokapërmes rrugës transit ishte duke u kthyer për në Kosovë, por, që në Serbi do të arrestohej nga policia pasi që emri i tij figuronte në listën kufitare që ka shteti serb për ish-ushtarët e UCK-së, për të cilët pretendojnë se kanë kryer krime luftë.

Ai ishte arrestuar nën  dyshimet që rëndojnë gjatë periudhës 1998-1999 tre ditë më parë në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë.

Për rastin e tij u mobilizuan autoritetet kosovare, Bashkimi Evropian, si dhe ambasadat në vend.

Autoriteteve kosovare nga ndërkombëtarët iu është thënë se janë dukë vëzhguar situatën.

Lirimin e tij e ka kërkuar edhe shefi i diplomacisë kosovare, Behgjet Pacolli. Përmes Facebook-ut ai ka shkruar se frikësimi dhe provokimet ndaj zyrtarëve të Kosovës që udhëtojnë në Serbi nga aparati i sigurisë se Serbisë janë një kujtim i mentalitetit të viteve ’90.

Nga Ministria e Punëve të Jashtme kanë bërë të ditur sot për Gazetën Express se ky rast është duke u monitoruar nga Zyra Ndërlidhëse në Beograd.

“Zyra Ndërlidhëse në Beograd po monitoron zhvillimin e këtij rasti, dhe sipas informacioneve i arrestuari ende po mbahet në paraburgim. Po ashtu ka pasur një komunikim të vazhdueshëm më familjen, të cilët janë në dijeni dhe të angazhuar në përkrahje të familjarit. Duke qenë si institucionet e Republikës së Kosovës refuzojnë kategorikisht dhe me vendosmëri çfarëdo tendence të Serbisë që të ushtrojë juridiksion mbi cilindo qytetarë të Kosovës, Ministria e Punëve të Jashtme nuk mund të deklarohet hapur në lidhje me qëndrimet në kundërshtimin e kësaj sjellje agresive të institucioneve të Serbisë. Ky vend dhe institucionet e rendit atje, nuk janë palë në raport me qytetarët tanë, sikurse në çështje të drejtësisë Kosova refuzon ta pranojë këtë tendencë. E vetmja rrugë është bashkëpunimi juridik ndërkombëtar mes vendeve tona”, kanë thënë nga MPJ për Express.

Në anën tjetër nga ATK i thanë Expressit se Gjoka në momentin kur u arrestua nuk ka qenë në udhëtim zyrtar, mirëpo privat, derisa as ata zyrtaisht nuk kanë asnjë informatë për këtë temë.

Sipas ligjeve të ish-Jugosllavisë në nenin 125 që flet për terrorizmin thuhet se kushdo që shkakton eksplodim, zjarr, apo ndonjë veprim tjetër të rrezikshëm nga motive armiqësore kundër RSFJ ose ndërmerr ndonjë akt dhune që mund të krijojë ndjenjën e pasigurisë te qytetarët duhet të dënohet me burgim për jo më pak se pesë vjet.

Si rasti i Gjokës, shumë prej ish-ushtarëve të UCK-së kishin përvojën e njejtë.

Të Fundit

Sport

ShowBiz