back to top
Thursday, December 25, 2025
BallinaDrenica +Drenica SportFeronikeli – Prishtina zhvillohet sërish, FFK jep detajet e ndeshjes!

Feronikeli – Prishtina zhvillohet sërish, FFK jep detajet e ndeshjes!

Të ngjajshme

Krishtlindja tropikale e Rita Orës

Rita Ora ka zgjedhur të festojë Krishtlindjen në një...

Ka apo s’ka kolona?- Përditësohen të dhënat e fundit nga pikat kufitare

Janë përditësuar të dhënat nga Qendra Kombëtare për Menaxhim...

A do të kthehet dialogu strategjik me SHBA-të?

Prej gati katër muajsh Kosova e ka të pezulluar...

Aksident i rëndë në Veternik, vetura përplaset me anësoret e rrugës

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në orët...

Dalin pamjet – Për pak plas grushti në Big Brother

Një incident i tensionuar është regjistruar së fundmi brenda...
- Advertisement -

Viteve të kaluara, kur kishim dy skuadra të ndryshme fituese të titullit dhe të Kupës, zhvillohej ndeshja e Superkupës.

Por një gjë e tillë nuk do të ndodhë në edicionin e sivjetmë, pasi në të dyja garat Feronikeli është shpallur kampion, kështu që ndeshja për Superkupën e Kosovës nuk do të zhvillohet fare.

- Advertisement -

Por një praktikë e tillë nuk ndodh në shtete tjera, pasi pa marrë parasysh faktin se një skuadër është fituese, atëherë zhvillohet edhe Superkupa si uverturë e edicionit të ri.

Kjo praktikë është si në Angli, Spanjë, Itali, Gjermani ose edhe në Francë, shkruan Zëri.info.

Feronikeli është shpallur kampion i Kosovës për edicionin 2018 – 2019, pasi në ndeshjen e fundit, atë të xhiros së 33-të, e mundi Prishtinën me rezultat 1:0, fitore kjo që ia siguroi trajnerit Zekirija Ramadani titullin me skuadrën e tij në këtë edicion.

Ndërkohë Feronikeli e fitoi edhe ndeshjen finale të Kupës së Kosovës, duke e mundur Trepçën ’89 me rezultat 5:1 në një ndeshje që nuk pati rivalitet të madh, ndonëse drenicasit kishin menduar se “Xehetarët” do të kërkonin më shumë nga kjo ndeshje, e cila do t’i kualifikonte ata në garat paraeliminatore për Ligën e Evropës.

Sekreati i Përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu tha se këtë edicion nuk ka logjikë të zhvillohet Superkupa e Kosovës, duke shtuar se planifikohet një ndeshje ekzibicionale.

“Superkupën nuk mund ta fitojë një skuadër që nuk është kampione e as fituese e Kupës. Por besoj se do ta luajmë një ndeshje ekzibicionale”, ka thënë Salihu për gazetën “Zëri”.

“Nuk ka logjikë ta fitojë dikush Superkupën që nuk është shpallur kampion dhe nuk ka fituar Kupën e Kosovës”, shtoi Salihu, i cili mendon se para fillimit të edicionit të ri mund të zhvillohet një ndeshje ndërmjet Feronikelit dhe Prishtinës.

“Para fillimit të kampionatit besoj se do ta zhvillojmë një ndeshje, për shembull Feronikeli me nënkampionin FC Prishtinën, por që kjo e fundit edhe nëse fiton nuk mund të quhet fituese e Superkupës, pra kjo ndeshje zhvillohet për shikues. Këtë edicion Superkupa i takon Feronikelit”, tha Eroll Salihu, sekretar i përgjithshëm i FFK-së.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz