Po përflitej prej kohësh dhe duket se më në fund është mbyllur gjithçka. Eden Hazard do të jetë lojtar i Realit të Madridit, me marrëveshjen mes palëve që është gjetur në bazë të 115 milionë sterlinave.
Roman Abramovich ka qenë ai që ka ndërhyrë për të mbyllur marrëveshjen sipas asaj që raporton “The Sun”. Hazard do të firmosë pas finales së Europa League dhe do të ketë një pagë prej 400 mijë sterlinash në javë, duke u shndërrruar në një ndër më të paguarit në Spanjë.
Gjithashtu, belgu do të shndërrohet në blerjen më të shtrenjtë të historisë së klubit madrilen, duke ulur nga froni Gareth Bale, që u transferua për 100 milionë euro nga Tottenhami.
