back to top
Wednesday, February 11, 2026
BallinaLajmeArrestohet edhe një i dyshuar për fajde

Arrestohet edhe një i dyshuar për fajde

Të ngjajshme

Pse e votuat Listën Srpska? A janë terroristë? Rizvanolli dhe Bahtiri s’e thonë asnjë fjalë

Për këmbënguljen e zvarritjen nëpër seancat e kaluara për...

Bebe Rexha zbulon këngët e albumit të ri, mes tyre edhe një në shqip – “Çike çike”

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka paralajmëruar...

Një person plagoset në Mitrovicë

Gjatë mbrëmjes së sotme është raportuar për një gjuatje...

Presidentja Osmani e mandaton Albin Kurtin për formimin e Qeverisë së re të Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka mandatuar liderin...

Policia e Kosovës dje në Prishtinë ka realizuar operacionin të koduar “Era”.

Gjatë zhvillimit të këtij operacioni një person i dyshuar është kapur në flagrancë duke pranuar para (këstin e fajdesë) në shumë prej 1,200 euro me ç’rast i njëjti është arrestuar nga Policia e Kosovës, nën dyshimin e bazuar se ka kryer veprën penale ‘fajde’.

Personi i lartcekur, me qëllim të përfitimit të parave në mënyrë të kundërligjshme me kamatë (fajde), ka kontraktuar shuma të ndryshme të parave, duke përfituar kështu shumën prej 70 mijë euro.

Në bazë të urdhëresës verbale nga gjyqtari i procedurës paraprake nga Gjykata Themelore në Prishtinë, është kontrolluar lokacioni i shtëpisë së të dyshuarit.

Gjatë kontrollimit është gjetur një pushkë gjuetie me leje me afat të skaduar, të cilën e ka sekuestruar Njësia e Hetimeve nga Stacioni Policor Veriu në Prishtinë.

Gjithashtu gjatë këtij operacioni policor janë sekuestruar edhe para në vlerë prej 1,500 euro një telefon Iphone si dhe një shufër metalike.

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kujdestar i Prokurorisë Themelore në Prishtinë nga Departamenti i Krimeve të Rënda dhe me aktvendim personi i dyshuar dërgohet në mbajtje për 48 orë.

Të Fundit

Sport

ShowBiz