back to top
Thursday, October 23, 2025
BallinaShqiptareIlir Meta kundër Edi Ramës: Të largohet taksa e Rrugës së Kombit,...

Ilir Meta kundër Edi Ramës: Të largohet taksa e Rrugës së Kombit, për kosovarët boll e lodhshme është pritja në kufi

Të ngjajshme

Aktorja shqiptare kandidon për kryetare te komunës në Shqipëri

Aktorja Delinda Disha ka njoftuar se do të kandidojë...

Ky është rekordi i ri që Harry Kane vendosi me Bayern Munchen

Harry Kane vazhdon të jetë i pandalshëm në këtë...

Ter Stegen largohet nga Barcelona në afatin dimëror

Portieri i Kombëtares së Gjermanisë, Ter Stegen është duke...

Në QNR rinumërohen 10 nga 16 kutitë e votimit

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar...

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka thënë se Shqipëria me Kosovën duhet të shikojnë rrugët e bashkëpunimit, e jo të vendosin taksa reciproke.

Meta, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se gjithmonë ka qenë kundër taksës së Rrugës së Kombit.

“Kjo rrugë është investim monumental. Fakti që kjo rrugë është bërë, ka ndodhur një gjë e jashtëzakonshme mes Shqipërisë dhe Kosovës. Po të mendojmë se ku ishim para njëzetë apo dhjetë vitesh kur 90% e shqiptarëve duhet të udhëtonin nga Maqedonia për të ardhur në Kosovë, apo për të shkuar në Shqipëri”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Presidenti i Shqipërisë ka thënë është momenti që të rivlerësohet taksa e Rrugës së Kombit, e jo të vendosen reciprocitete Kosovë-Shqipëri.

“E kam theksuar dhe e theksoj. Edhe sikur asnjë lekë të mos paguaj njeri, boll fakti që duhet të ndaloj aty dikush që udhëton, nga ana psikologjike është bezdisëse. Aq më tepër që bëhet fjalë për një trafik të madh në sezonet pranverë, verë dhe vjeshtë”.

Meta ka dhënë se vendimet si në Kosovë ashtu edhe ne Shqipëri duhet të merren me shumë qetësi dhe durim dhe të shikohen interesat e përbashkëta.

“Të gjendet çdo mënyrë për t’u larguar taksa në Rrugën e Kombit. Ka qenë qëndrimi i imi edhe në të kaluarën dhe do të jetë i tillë edhe në të ardhmen”, tha Meta.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz