back to top
Thursday, December 18, 2025
BallinaLajmeKy është personi që vdiq sot në Istog, duke punuar e zuri...

Ky është personi që vdiq sot në Istog, duke punuar e zuri muri

Të ngjajshme

Policia e Kosovës njofton se sot rreth orës 14:54, është informuar se në fshatin Vrell të Istogut, gjatë prishjes së një garazhe private një person e ka zënë muri, i cilli më pas ndërroi jetë.

Fjala është për 49 vjeçarin Qerim Bicaj. Ai ishte duke punuar afër shtëpisë së tij kur aksidentalisht e ka zënë muri gjatë prishjes së një objekti të betonizuar.

Policia përmes një komunikate ka njoftuar ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.

“Menjëherë njësitet e policisë pranë stacionit policor Istog, kanë dalë në vendin e ngjarjes, për të kuptuar rrethanat e këtij rasti. Ekipi mjekësor ka konstatuar se viktima Q.B. lindur me 1970 m/k/sh, në Spital ka arritur pa shenja jete”, thuhet në njoftimin e policisë, shkruan Reporteri.net.

Policia është duke punuar për të hetuar rastin i cili është cilësuar ‘Hetim i Vdekjes’.

Qerim Bicaj ka lënë bashkëshortën dhe fëmijët. /Reporteri.net/.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz