back to top
Monday, December 15, 2025
BallinaBotëNë Veri sot u arrestua edhe një rus, vjen reagimi i parë...

Në Veri sot u arrestua edhe një rus, vjen reagimi i parë nga Rusia

Të ngjajshme

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zaharova e ka quajtur “akt të egër” dhe “manifestim të politikave provokuese të shqiptarëve të Kosovës” arrestimin e shtetasit rus, Mihajl Aleksandreviq Krashnoshenkoviq në veri të Kosovës.

Ajo njëherit i kërkoi  UNMIK-ut të ndërmarrë hapa për lirimin e tij.

“Arrestimi është kryer pavarësisht nga fakti se një qytetar rus ka imunitet diplomatik si një zyrtar i OKB-së,” tha Zaharova.

Ajo theksoi se Rusia kërkon që udhëheqja e UNMIK-ut të sigurojë informacion të detajuar në lidhje me “arrestimin e paligjshëm” të tij.

Zaharova më parë ka thënë se Moska zyrtare beson se aksioni i forcave speciale të Kosovës në komunat serbe në veri të Kosovës dhe arrestimi i serbëve është një “provokim i ri i Prishtinës, me qëllim për të trembur dhe dëbuar popullatën jo-shqiptare dhe për të detyruar vendosjen e kontrollit mbi atë zonë”, transmeton Klan Kosova.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz