back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaRegjionaleDrenasLladrovci: Krimi nuk ka ngjyra nacionale, regjionale as politike

Lladrovci: Krimi nuk ka ngjyra nacionale, regjionale as politike

Të ngjajshme

Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shqiptare drejt ndryshimit

Në Shqipëri, çiftet nuk preferojnë më të kurorëzohen, ndërkohë...

Reperja shpreh publikisht mbështetjen e saj për Trump-in: Jam fansja jote!

Reperja e famshme Nicki Minaj ka deklaruar publikisht se...

Berisha: Kam pasur kontakte me zyrtarë të lartë të LVV-së pas zgjedhjeve

Veton Berisha nga Partia Liberale Egjiptiane ka konfirmuar se...

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka reaguar lidhur me aksionin e Policisë së Kosovës në veri të vendit.

Sipas Lladrovcit krimi nuk ka ngjyra nacionale, regjionale as politike dhe ka përgëzuar policët për aksionin, kurse të lënduarve u ka dëshiruar shërim të shpejt, përcjell DrenicaPress

Postimi i Ramiz Lladrovcit:

Krimi nuk ka ngjyra nacionale, regjionale as politike. Kriminelët nuk duhet të ndjehen sigurt në Republikën e Kosovës kur kemi Polici të tillë që me integritet dhe profesionalizëm kryejnë detyrat e veta duke ndjekur krimin e organizuar, korrupsionin dhe dukuritë tjera negative.

Përgëzoj Policinë e Kosovës për veprimet e sotme, kurajën për të luftuar krimin si në veri, ashtu edhe në jug. Operacioni i zhvilluar në Drenas, ishte shembullor dhe si komunë, i kemi ofruar përkrahje të plotë luftimit të krimit nga kushdo qoftë.

Policëve të lënduar në veri të vendit tonë, ju dëshiroj shërim të shpejt, duke shprehur solidaritet të plotë me ta dhe familjet e tyre. Krenar me Policinë e Kosovës!

Të Fundit

Sport

ShowBiz