back to top
Wednesday, February 11, 2026
BallinaSportReja publikon listën, 13 futbollistë nga Kosova

Reja publikon listën, 13 futbollistë nga Kosova

Të ngjajshme

LVV i çon letër Osmanit, e propozon Kurtin mandatar për formimin e qeverisë

Deputetja Arbërie Nagavci, njofton se në cilësinë si Kryesuese...

Goool! Prishtina shënon të dytin ndaj Ballkanit

Skuadra e Prishtinës ka shënuar golin e dytë ndaj...

Besnik Tahiri pas konstituimit: Moskonstituimi i Kuvendit ka dëmtuar Kosovën skajshmërisht

Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, pas konstituimit të Kuvendit...

Miftaraj: LVV votoi Listën Serbe, Kurti duhet të na tregojë a është organizatë terroriste

Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD),...

Përzgjedhësi i ri i Shqipërisë, Edy Reja, zbulon listën. Shqipëria me 13 futbollistë kosovarë kundër Islandës dhe Moldavisë në kualifikimet për “Euro 2020”.

Përzgjedhësi i Kombëtares së Shqipërisë, Edy Reja, e ka zbuluar listën e futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet e radhës kualifikuese për “Euro 2020” që kuqezinjtë do t’i zhvillojnë ndaj Islandës dhe Moldavisë.

Sikurse paraardhësit e tij, edhe trajneri i ri italian i kuqezinjve me të filluar punën në Shqipëri ka treguar se do të llogarisë shumë te futbollistët kosovarë, raporton Gazeta Express.

Prej 29 lojtarëve të ftuar, 13 prej tyre janë nga Kosova. Fjala është për Etrit Berishën, Ardian Ismajlin, Arlind Ajetin, Frederik Veselin, Egzon Binakun, Kastriot Dermakun, Mërgim Mavrajn, Amir Abrashin, Migjen Bashën, Taulant Xhakën, Ylber Ramadanin, Ermir Lenjanin dhe Eros Grezdën.

Reja i ka kthyer në Kombëtare disa futbollistë, por nuk mungojnë as surprizat nga ai, siç është rasti i Berat Gjimshitit, i cili është lënë, ndërsa ftesë nga italiani ka marrë talenti 19-vjeç, Marash Kumbulla, i cili luan në Verona.

Shqipëria më 8 qershor do ta vizitoi Islandën në kampanjën kualifikuese për Euro 2020, kurse tri ditë më vonë e pret Moldavinë. /GazetaExpress/

Të Fundit

Sport

ShowBiz