BallinaSportHadërgjonaj, i emocionuar për ndeshjen e parë me Kosovën: Është vendlindja e...

Hadërgjonaj, i emocionuar për ndeshjen e parë me Kosovën: Është vendlindja e prindërve te mi

Të ngjajshme

QAK vërshohet nga veturat me xhama të errësuar (Video)

Qendra e Automjeteve të Kosovës (QAK) sot është vërshuar...

Shkatërrohet laboratori i drogës në Prizren, kërkohet paraburgim ndaj dy të dyshuarve

Prokuroria Themelore në Prizren njofton opinionin publik se në...

Shqipërisë i ik një talent nga duart, vendos të luajë për Hungarinë

Shqipëria edhe zyrtarisht do të humbasë një nga talentët...

Fillon seanca gjyqësore ndaj Erion Veliajt

Ka nisur seanca në themel për kryetarin e bashkisë...

Ku i morën mbi gjysmë milioni Bujari, Gadafi dhe Arapi?

Janë bërë bashkë për një projekt muzikor. Bujari, Gadafi dhe...

Florent Hadërgjonaj e ka veshur për të herë të parë fanellën e Kombëtares së Kosovës. Këtë e ka bërë në takimin e sotëm që e pati me presidentin Agim Ademi, pasi ky i fundit ia bëri dhuratë me rastin e ardhjes në Kosovë për grumbullimin e ndeshjeve të qershorit kundër Malit të Zi dhe Bullgarisë.

Florent Hadërgjonaj e ka falënderuar presidentin Ademi për pritjen dhe përkrahjen, derisa ka thënë se vendimin për të luajtur me Kosovën e ka marrë me zemër.

“Kam ardhur më herët se lojtarët e tjerë në mënyrë që të integrohem më lehtë. Me padurim po e pres të filloj stërvitjet me bashkëlojtarët e mi të rinj dhe pa dyshim që kur vjen momenti për t’u paraqitur në ndeshjen e parë do të jetë një ditë e veçantë jo vetëm për mua, por për të gjithë familjen time”.

“Këtu është vendlindja e prindërve të mi dhe unë kam qenë në Kosovë sa herë që më është dhënë mundësia, por tash do të jetë një ndjenjë krejt ndryshe ngase do ta përfaqësojë vendin e origjinës time”, është shprehur Hadërgjonaj.

Në takim ishin edhe sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu, menaxheri Bajram Shala dhe kryetari i grupit të tifozëve “Dardanët”, Lulzim Berisha. Në hyrje të selisë së FFK-së, Hadërgjonaj u prit nga një grup i Dardanëve, të cilët e brohoritën emrin e tij dhe e duartrokitën për vendimin e marrë javë më parë që t’i bashkohet familjes Dardane.

Ndërkohë, gjatë takimit presidenti Ademi edhe një herë e falënderoi Florent Hadërgjonajn që e zgjodhi Kosovën për ta përfaqësuar në nivel të kombëtareve. “Jemi të lumtur që e keni zgjedhur Kosovën, tani kur veçse është krijuar një grup jashtëzakonisht i mirë i futbollistëve dhe një atmosferë e shkëlqyeshme në ekipin kombëtar. Ne jemi bërë storie e suksesit jo vetëm tek populli ynë, por edhe në UEFA e FIFA, prandaj sigurisht se do të përjetosh ndjenja të veçanta me këtë fanellë”, ka theksuar presidenti Ademi.

Tutje presidenti ka thënë se përveç grupit të tifozëve ‘Dardanët’ i tërë populli është përkrah ekipit kombëtar. “Janë pikërisht lojërat dhe rezultatet e Kombëtares ato që i kanë dhënë adrenalinë popullit. Ne si FFK jemi duke e përmbushur misionin tonë, pasi po e prezantojmë në mënyrën më të mirë vendin tonë kudo që po paraqitemi dhe për këtë merita kanë të gjithë bashkëlojtarët tuaj”, është shprehur më tej Ademi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz