Si çdo vikend tjetër edhe këtë vikend drejtori i DBPZHR-së Berat Duraku ka shfrytëzuar rastin që t’i vizitoj fermerët përfitues të serave. Ai çdo here e më shumë mundohet që të jetë afër fermerëve në mënyrë që ti shoh produktet të ndryshme që kanë arritur ata ti kultivojnë në këto hapësira të mbrojtura, si dhe ti këshilloj ata ne lidhje me veprimtaritë e tyre.
Fermeri i cili ka përfituar serën me sipërfaqe prej 5 ari ka mbjellë tranguj, i cili vjeljen e ka filluar në fillim të muajit maj dhe me shumë suksese arrin që të vazhdoj edhe më tej shitjen e tyre ne tregun vendor.
Ndryshe fermeri në fjalë tregon se sivjet me përfitimin e serës ai ka arritur që të kultivoj rendiment më të lartë si dhe të mirëpret të ardhurat më të mira për të dhe familjen e tij.
Përveç kësaj drejtori Duraku ka theksuar edhe njëherë se investimet në bujqësi do të vazhdojnë edhe më tutje në mënyre që të gjithë fermerët e Komunës së Rahovecit të mundë të kultivojnë prodhimet të ndryshme bujqësore edhe jashtë sezonës së verës, duke u munduar në ndaljen e importit nga shtetet fqinje. /Fermerët / Gazeta Bujku