Feronikeli po mendon seriozisht për garat evropiane dhe për edicionin e ri të Ipko Superligës.
Në këtë drejtim, kampioni i Kosovës ka arritur marrëveshje në parim me mesfushorin Argjend Malaj, shkruan Gazetasheshi.com.
Ish-futbollisti i Skënderbeut, Tiranës, Prishtinës e së fundmi Kamzës ka pranuar kushtet e Feronikelit, teksa kanë mbetur për t’u diskutuar edhe disa detaje të vogla.
Malaj 25 vjeçar luan si mesfushor qëndror, teksa më parë ishte edhe pjesë e pandashme e Kosovës U21.
