back to top
Monday, December 8, 2025
BallinaLajmeAfaristi amerikan në Kosovë: Nuk jemi këtu vetëm për të ofruar rroga...

Afaristi amerikan në Kosovë: Nuk jemi këtu vetëm për të ofruar rroga 500 dollarëshe

Të ngjajshme

Shkundet Japonia, pamjet tronditëse që pushtuan rrjetin nga tërmeti me 7.6 ballë

Një tërmet i fortë me magnitudë 7.6 ballë goditi...

Refuzohet ankesa e LVV-së për qendrat e votimit jashtë Kosovës

Kolegji i Gjykatës Supreme, njofton se ka refuzuar si...

Hap pas hapi, arratisja si nëpër filma e Taulant Tomës nga burgu në Milano

Mediat italiane kanë zbuluar detaje nga arratisja e 41-vjeçarit...

Canaj: Vonimi i listës së VV-së lidhet me radhitjen dhe peshën e kandidatëve

Blerim Canaj, ish-diplomat, ka folur lidhur me publikimin e...

Ari Zoldan, drejtor ekzekutiv i kompanisë “Quantum Media Group”, i cili po qëndron për vizitë në vendin tonë, tha se Kosova ka shumë hapësirë për investime në teknologji duke pasur parasysh edhe numrin e të rinjve.

Zoldan në një intervistë për emisionin “Dossier D” në RTV Dukagjini ka thënë se në Kosovë ka shumë mundësi për të investuar në teknologji, telekomunikacion dhe media.

Drejtori ekzekutiv i kompanisë “Quantum Media Group” ka thënë se në Evropën Perëndimore është e vështirë të gjendet hapësira për investime, ndërsa Kosova ka shumë hapësirë për investime në teknologji duke pasur parasysh edhe numrin e të rinjve.

“Njëra nga arsyet pse e shihnim Kosovën si vend për investime është pikërisht fuqia punëtore. Të rinjtë këtu janë të uritur për teknologji dhe papunësia është në nivelin e 30%”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Sipërmarrësi amerikan sot kishte qëndruar edhe te kompania kosovare “Gjirafa” ku nga takimi me drejtorin Mërgim Cahani dhe stafin tjetër të Gjirafa kishte fituar përshtypje shumë të mira.

Ai thotë se është në Kosovë për të parë mundësitë për ndonjë investimi të mundshëm.

“Nuk jemi këtu vetëm për të ofruar paga 500 dollarëshe sa është niveli aktual në këtë fushë, por dëshirojmë të nxisim gjeneratën e re që të ndërtojë një jetë të lumtur në Kosovë, sepse e ardhmja nuk është vetëm në Amerikë”.

“Njerëzit mendojnë se posa të shkojnë në Amerikë do të jetë shumë e lehtë dhe do të marrin një pagë të madhe prej 5 mijë dollarëshe… Në New York është shumë vështirë. Mundësia për ata që sapo kanë diplomuar është në këtë vend”.

Zoldan tregon edhe për vizitën që i ka bërë stafit të Telegrafit, ku thotë se “ishte mbresëlënëse, diçka që nuk e shohim në Amerikë”.

“Telegrafi, nga përvoja ime që qëndrova aty më solli mbrapa… Ky ishte një shembull që sot më bëri të ndihem rehat e të vazhdoj tutje të punësoj staf në këtë vend dhe të investoj”, tha ndër të tjera Ari Zoldan.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz