“Nikli” e mbylli një edicion fantastik, duke e fituar titullin e kampionit të Kosovë dhe Kupën. Sipas rregullave në Kosovë, kur një klub i fiton të dy trofetë kryesorë automatikisht e fiton edhe trofeun e tretë, Superkupën.
Feronikeli është një klub i themeluar qe 45 vjet. Por, i kanë mjaftuar vetëm pesë vjet për t’u bërë fuqia e dytë në futbollin kosovar.
Madje, klubi nga Drenasi ka arritur ta kalojë një klub me nam dhe me histori 96-vjeçare, çfarë është Besa, shkruan Gazeta Express.
Klubi pejan deri më tani konsiderohej si fuqia e dytë e në futbollin kosovar me tre tituj të kampionit, tri Kupa dhe një Superkupë.
Para saj ishte vetëm Prishtina që dominon dukshëm me shtatë tituj të kampionit, katër Kupa dhe shtatë Superkupa.
Ndërsa, tani para Besës dhe prapa Prishtinës është klubi gjelbër e bardh me tre tituj të kampionit, tri Kupa dhe dy Superkupa.
Express raporton se një Superkupë e ka bërë Feronikelin më të dalluar nga Besa.
Gjithë këta trofe Feronikeli i ka fituar në pesë vjetët e fundit duke u bërë kështu një klub me nam në futbollin kosovar.
“Nikli” e mbylli një edicion fantastik, duke e fituar titullin e kampionit të Kosovë dhe Kupën. Sipas rregullave në Kosovë, kur një klub i fiton të dy trofetë kryesorë automatikisht e fiton edhe trofeun e tretë, Superkupën. /GazetaExpress/

