back to top
Sunday, December 21, 2025
BallinaLajmePolicia jep detaje për gjetjen e trupit të pajetë të personit të...

Policia jep detaje për gjetjen e trupit të pajetë të personit të zhdukur

Të ngjajshme

Fillon sezona e reduktimeve, KOSTT paralajmëron se do të ketë në disa Komuna të Kosovës

KOSTT, ka njoftuar se Sistemi Elektro-Energjetik i Kosovës, po...

Macron: Franca do të ndërtojë një aeroplanmbajtëse të re

Presidenti francez, Emmanuel Macron ka konfirmuar planet për të...

Ulutas takon Presidentin e Sllovakisë: Folën për sigurinë në Kosovë

Komandanti i KFOR-it në Kosovë, Gjeneral Major Ozkan Ulutas,...

Njësia MSU e KFOR-it zhvillon ushtrime të Betejës së Afërt në Prishtinë

Ushtarët nga Njësia e Specializuar Shumëkombëshe (MSU) e misionit...
- Advertisement -

Policia e Kosovës për rajonin e Pejës kanë dhënë detaje shtesë lidhur me gjetjen e Rrustë Rexhepaj-t , i cili u raportua i zhdukur më datën 21 të këtij muaji.

Rrustë Rexhepaj është gjetur në afërsi të parkut të qytetit në Pejë, ku ekipi mjekësor ka konstatuar se është pa shenja jete, raporton Indeksonline.

Njoftimi i plotë:

Më datë 21.05.2019, në Stacionin Policor Pejë është raportuar rasti person i zhdukur, bëhet fjalë për personin Rrustë (Halil) Rexhepaj i lindur me 08.12.1972 ne fsh.Raushiq- Pejë, me banim ne rruga ‘Mbretëresha Teutë’ Pejë.

Sot me datë 26.05.2019 rreth orës 11:25, pas një pune intensive operativo –hetimore dhe një bashkëpunimi shembullorë me qytetarë, Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, ka arritur që ta gjejë viktimën ne afërsi të parkut të qytetit në Pejë.

Fillimisht është bërë sigurimi i vendit të ngjarjes, në vendngjarje kanë dalë njësitet relevante të Policisë së Kosovës, Prokurori i shtetit dhe ekipi mjekësor i cili ka konstatuar se viktima është pa shenja jete.

Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i viktimës dërgohet në institutin e mjekësisë ligjore në Prishtinë për obduksion.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz