back to top
Wednesday, February 11, 2026
BallinaLajmePritet largimi i kreut të AKI'së

Pritet largimi i kreut të AKI’së

Të ngjajshme

LVV i çon letër Osmanit, e propozon Kurtin mandatar për formimin e qeverisë

Deputetja Arbërie Nagavci, njofton se në cilësinë si Kryesuese...

Goool! Prishtina shënon të dytin ndaj Ballkanit

Skuadra e Prishtinës ka shënuar golin e dytë ndaj...

Besnik Tahiri pas konstituimit: Moskonstituimi i Kuvendit ka dëmtuar Kosovën skajshmërisht

Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, pas konstituimit të Kuvendit...

Miftaraj: LVV votoi Listën Serbe, Kurti duhet të na tregojë a është organizatë terroriste

Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD),...

Drejtori i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI), Shpend Maxhuni, pritet të largohet nga kjo  pozitë, të cilën e mban prej pak kohësh.

Burime brenda Qeverisë i kanë thënë Insajderit se Maxhuni do të shkojë ambasador i Kosovës në një nga ambasadat perëndimore.

Maxhuni mban këtë pozitë për rreth një vit.

Ai u emërua drejtor i AKI-së pas largimit të Driton Gashit, i cili ishte shkarkuar nga pozita me vendim të kryeministrit, Ramush Haradinaj, pas skandalit të deportimit te gjashtë shtetasve turq të dyshuar për lidhje me Abdullah Gylenin, një klerik turk të cilin e kërkon shteti autoritar i udhëhequr nga Erdogani.

I kontaktuar  nga portali Maxhuni nuk i ka kometuar pyetjet.

Edhe në Zyrën e Kryeministrit të Kosovës kanë thënë se nuk janë në dijeni nëse Maxhuni do të largohet nga pozita e drejtorit të AKI-së. Zëdhënësja Donjeta Gashi, i ka thënë Insajderit se në Zyrën e Kryeministrit “nuk është diskutuar” kjo çështje.

Para se të emërohej drejtor i AKI-së, Shpend Maxhuni kishte shërbyer si zyrtar policor nga viti 1999 deri më 2011, derisa nga viti 2011 për shtatë vite kishte shërbyer si drejtor i Policisë së Kosovës.

Të Fundit

Sport

ShowBiz