BallinaLajmeAlbin Kurti shtron iftar për Naim Tërnavën

Albin Kurti shtron iftar për Naim Tërnavën

Të ngjajshme

Muharremi kritikon LVV-në: Nga opozitë ideale në pushtet me miliona

Analisti Shenoll Muharremi ka komentuar shpenzimet e mëdha të...

Shala: Çmimi i energjisë mund të rritet deri në 20 për qind

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala,...

Portieri i parë i Polonisë në dyshim për ndeshjen ndaj Shqipërisë

Kombëtarja e Polonisë në javën e ardhshme luan ndeshjen...

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, e ka shtuar një iftar për myftiun e Kosovës, Naim Tërnaven.

Kurti, i shoqëruar nga disa anëtarë të kryesisë së partisë, thotë të ketë pasur një atmosferë miqësore të iftarit me myftiun, transmeton Gazeta Express.

“Në atmosferën miqësore të iftarit u diskutua për bekimin e madh që është bashkëpunimi mes traditave, kulturave e feve të ndryshme tek shqiptarët. Mesazhi i ramazanit, ai i vetëpërmbajtjes, i të qëndruarit bashkë me komunitetin, në solidaritet e në punë, në gëzime e sfida”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e VV’së.

Shkrimi i plotë i publikuar nga Lëvizja Vetëvendosje:

Sot, kryetari i Lëvizjes, Albin Kurti bashkë me nënkryetarin Besnik Bislimi, sekretaren organizative Vlora Haxhimehmedi, deputeten Albulena Haxhiu, anëtarët e kryesisë Arben Vitia e Ajet Potera dhe drejtoreshën e drejtorisë për Mirëqenie Sociale në Mitrovicë Nazane Kërveshi shtroi një iftar për kreun e Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiun Naim Tërnava dhe bashkëpunëtorët e tij ndër ta sekretari i BIK-ut Ahmet Sadriu e zyrtarë të tjerë të kësaj bashkësie.

Në atmosferën miqësore të iftarit u diskutua për bekimin e madh që është bashkëpunimi mes traditave, kulturave e feve të ndryshme tek shqiptarët. Mesazhi i ramazanit, ai i vetëpërmbajtjes, i të qëndruarit bashkë me komunitetin, në solidaritet e në punë, në gëzime e sfida. Kryetari Kurti e myftiu Tërnava, uruan një Ramazan e agjërim të mbarë në këto ditë mbetura.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz